Mjedis

Shkencëtarët: Pritet një verë me temperatura ekstreme dhe zjarre

Ndryshimi i klimës ka shkaktuar shpërthime rekorde zjarresh në Afrikë, Azi dhe gjetkë këtë vit, me kushtet që pritet të përkeqësohen ndërsa afrohet vera në hemisferën veriore dhe fillojnë modelet e motit El Nino, paralajmëruan shkencëtarët.

Zjarret nga janari deri në prill kanë shkaktuar nivele të papara dëmesh, duke djegur më shumë se 150 milionë hektarë tokë, 20% më shumë se rekordi i mëparshëm, sipas të dhënave të përpiluara nga Ëorld Ëeather Attribution, grup kërkimor që studion rolin e ngrohjes globale në ngjarjet ekstreme të motit.

Hulumtuesit thanë se rekordet e temperaturës mund të thyhen këtë vit, duke shkaktuar thatësira të përhapura, si dhe zjarre, me ndikimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu të shoqëruara me një efekt veçanërisht të fortë “El Nino”.

“Ndërsa në shumë pjesë të botës sezoni global i zjarreve ende nuk është prezent, ky fillim i shpejtë, në kombinim me parashikimin e El Nino-s, do të thotë se po shohim një vit veçanërisht të rëndë që po vjen”, thotë Theodore Keeping, ekspert i zjarreve në Imperial College London.

Deri më tani këtë vit në Afrikë janë djegur deri në 85 milionë hektarë tokë, 23% më shumë se rekordi i mëparshëm prej 69 milionë hektarësh, tha ai.

Reshjet e shumta të shiut prodhuan më shumë bar gjatë sezonit të mëparshëm të rritjes, duke krijuar një bollëk ‘karburanti’ për të ushqyer zjarret e savanës të shkaktuara nga thatësira dhe nxehtësia e muajve të fundit.

Ai paralajmëroi se rreziqet e zjarreve në pyje mund të përkeqësohen më vonë këtë vit, me El Ninon që rrit mundësinë e nxehtësisë së madhe dhe thatësirës në Australi, Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe pyllin tropikal të Amazonës.

“Mundësia e zjarreve ekstreme të dëmshme mund të jetë më e larta që kemi parë në historinë e kohëve të fundit nëse zhvillohet një El Nino i fortë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë