Mendim

NATO dhe Serbia hedhin pas krahëve bombardimet 1999-ës!

Himni i NATO-s nuk “është melodi për veshët e serbëve”, por vendi i tyre organizoi për herë të parë një stërvitje masive të udhëhequr nga aleanca ushtarake. Të martën himmi i NATO-a buçoi për herë të parë kudo rreth Beogradit.


Serbët nuk kanë harruar sulmet NATO-s në vitin 1999, kur avionët e aleancës bombarduan vendin për 78 ditë rresht, në përpjekje për të detyruar presidentin Sllobodan Millosheviç të tërhiqte trupat nga Kosova. Madje, dhe sot e kësaj ditë, shumica e serbëve janë kundër anëtarësimit në NATO.


Ndërkohë që luhej himni, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg qëndronin kryelartë, pa e parë në sy njëri-tjetrin. Pas tyre, një emblemë bashkonte flamurin e Serbisë me flamurin e NATO-s, ndërkohë që trupat ushtarake po përgatiteshin për një stërvitje që testonte strategjitë e reagimit ndaj emergjencave civile. “Qëllimi i ushtrimeve ushtarake është përmirësimi i operacioneve ndërkombëtare, në rast fatkeqësie natyrore “, thuhet në njoftimin zyrtar të NATO-s, i cili përcaktonte se stërvitja simuloi një situatë tërmeti. Operacionet përfshinin kërkimin dhe shpëtimin e të mbijetuarve, pjesëmarrjen e ekipeve mjekësore, mbrojtjen e banorëve në rast shpërthimi kimik, si ndërhyrjen e ekipeve të dekontaminimit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg 


Manovrat e mbajtura në Mladenovac ishin një “shuplakë” për ata që e kanë Beogradin si aleatë të fortë të Moskës. Në fakt, Serbia ka ndjekur për një kohë të gjatë një politikë të neutralitetit ushtarak dhe trupat e saj marrin pjesë rregullisht në stërvitjet e organizuara nga Rusia dhe NATO.


Bombardimet e rreth dy dekadave më parë duket se përndiqnin të dyja palët, por Vuçiç tha për “BBC” se është koha që Serbia të rishqyrtojë ndjenjat negative rreth NATO-s. "Mendoj se kjo ka të bëjë me çështjet emocionale, kryesisht për shkak të vitit 1999 dhe çështjes së Kosovës. Por në të ardhmen do të na duhet të punojmë me emocionet tona dhe do të vendosim baza më racionale”, deklaroi ai.


Pas inspektimit të pjesëmarrësve dhe aktiviteteve të tyre, Vuçiç dhe Stoltenberg u drejtuan për në Beograd për të drejtuar një forum sigurie. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e filloi fjalimin e tij duke nënvizuar rëndësinë e stërvitjes dhe duke theksuar se e ardhmja është e vështirë të parashikohet. Sipas tij, tani është më e vështirë se kurrë për të ndash paqen nga lufta, ose stabilitetin nga konflikti.

Ushtrimet Serbi NATO në Mladenovac 


"NATO po fillon të përqendrohet gjithnjë e më shumë në pasigurinë globale, kërcënimet hibride dhe luftën hibride … Pak njerëz mund të parashikonin disa nga ngjarjet më të rëndësishme globale, si Pranvera Arabe, aneksimi i Krimesë apo shfaqja e Shtetit Islamik. Mënyra e vetme për t'u përgatitur për të ardhmen, është të jemi të përgatitur ", tha Stoltenberg. Por Vuçiç i preu hovin duke deklaruar se NATO nuk mund të zgjidhë çështjet ekzistuese midis kombeve në rajon, sepse kjo detyrë sipas tij i takon vetë popujve të Ballkanit. Stoltenberg u përgjigj duke thënë se Serbia është një vend neutral, që ka bashkëpunuar me NATO-n në shumë ushtrime dhe projekte. "Beogradi ka gjithashtu bashkëpunim me Rusinë dhe ne e respektojmë këtë, si vendimin e një kombi sovran”, deklaroi ai.


Sidoqoftë, me apo dëshirën e Vuçiçit, Ballkani Perëndimor ka tërhequr vazhdimisht vemëndjen e NATO-s. “Akuzat për ndërhyrjen e Rusisë në Malin e Zi dhe Maqedoni, zgjedhja e një separatisti pro-rus në Republikën Srpska në Bosnje dhe propozimet për shkëmbime territoriale midis Kosovës dhe Serbisë, ka sjellë një gjendje të paqëndrueshme në të gjithë rajonin”, tha zoti Stoltenberg.

Ushtrimet Serbi NATO në Mladenovac 


Megjithatë, është e ende e paqartë nëse serbët janë të gatshëm të pranojnë krijimin e një lidhjeje të ngushtë me NATO-n. Muralet dhe grafitet kundër aleancës në rrugët e Beogradit duke se sherbrjnë si një kujtesë e rëndësishme e bombardimeve të NATO-s të vitit 1999, të cilat detyruan presidentin e atëhershëm Sllobodan Millosheviç të tërhiqte trupat nga Kosova, por shkatërroi pothuajse të gjitha ndërtesat qeveritare. Misa Djurkoviq, drejtoresha e Institutit të Studimeve Europiane të Beogradit, thotë se është e vështirë që serbët të ndryshojnë qëndrim ndaj NATO-s.


"Pas vitit 2000, vendet e NATO-s kanë vazhduar të udhëheqin politikën e përgjithshme rajonale bazuar në standarde të dyfishta.".thotë ajo. Por të tjerët janë të bindur se me bisedimet e anëtarësimit në BE, është e pashmangshme që Serbia të shkojë më tej drejt Perëndimit. Jelena Miliç, drejtoreshë e Qendrës së Beogradit për Studimet Euroatlantike është një prej tyre.
"Të gjithë mund të fitojmë shumë. Nëse vendi shko me afër Perëndimit,si pjesë e procesit të integrimit në BE, Serbia do të zbrapsë ndikimin rus në rajon.”


Stërvitjet mes NATO-s dhe Serbisë vijnë vetëm pak pas manovrave më të mëdha ushtarake të mbajtura nga Kina dhe Rusia, të komentuara vazhdimisht si sfidë ndaj Perëndimit dhe NATO-s. Manovrat e përbashkëta mes dy fuqive botërore, të quajtura “Vostok-18”, përfshinë më shumë se një mijë avionë, treqind mijë ushtarë dhe pothuajse të gjitha mjetet ushtarake ruse.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Vladimir Putin

Për shumicën e ekspertëve, zgjedhja e Serbisë për stërvitjet ushtarake të NATO-s, aleati më i madh i Rusisë në Ballkan, është një lëvizje strategjike e aleancës transaltantike për të treguar kontrollin që ka në rajon. Këto do të jenë ushtrimet e dyta shumëkombëshe të mbajtura këtë vit në Serbi, nën patronazhin e NATO-s. Përfaqësuesit e aleancës theksojnë gjithashtu se vitin e kaluar NATO trajnoi 1,250 anëtarë të ushtrisë serbe dhe se kjo e fundit mori pjesë në 20 ushtrime nën patronazhin e aleancës.


Si “vëllai i vogël” i Rusisë në Ballkan, Serbia i ka kërkuar NATO-s të respektojë neutralitetin e saj ushtarak. Ndërkohë presidenti Aleksandër Vuçiç e ka vendosur Beogradit në një ekuilibër mjaft delikat, nga njëra anë si një vend partner që nuk planifikon të bëhet një anëtar i NATO-s dhe nga ana tjetër si aleatja më e vyer e Moskës në Europë. Por a do të mund të qëndrojë edhe për shumë kohë Beogradi mes dy “zjarreve”?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë