Mengjesi

Merr fund KLD, sot zgjidhen drejtuesit e KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të ngrihet sot në një mbledhje të posaçme që do të zhvillohet në godinën e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ashtu si KLP, edhe KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë. Dritan Hallunajn, Brunilda Kadi, Marcela Shehun, Medi Bici, Brikena Ukperaj, Ilir Toska janë anëtarët brenda sistemit të gjykata. Ndërsa anëtarët e tjerë jo gjyqtarë janë Fatmira Luli; Alban Toro; Erion Muharremaj, Maksim Qoku dhe Naurela Llagami. 

Sipas Kushtetutës, tre anëtarë gjyqtarë dhe dy anëtarë jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor emërohen fillimisht për një mandat trevjeçar, me qëllim përtëritjen e pjesshme të këtij organi. krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, por jo më vonë se zgjedhja e të gjithë anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas ligjit. Për emërimet e para për anëtarët jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, verifikimi i kandidatëve sipas nenit 147, të Kushtetutës, do të kryhet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

“Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë e përfundojnë mandatin e tyre pas , krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, por jo më vonë se zgjedhja e të gjithë anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas ligjit. Për emërimet e para për anëtarët jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, verifikimi i kandidatëve sipas nenit 147, të Kushtetutës, do të kryhet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit”, thuhet dispozitat kushtetuese. KLGJ do të njihet ndryshe si “Qeveria e Gjyqtarëve”, pasi do të ketë si kompetencë që të emërojë, vlerësojë, ngre në detyrë dhe transferon gjyqtarët e të gjitha niveleve; të vendos për masat disiplinore ndaj gjyqtarëve të të gjitha niveleve; si dhe t’i propozojë Presidentit të Republikës kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Me vënien në funksionim të KLGJ-së do të marrë fund edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili drejtohej nga presidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë