Ka ndodhur

Vrau 59-vjeçarin, arrestohet autori në Durrës! E goditi me grushte pas një sherri dhe humbi jetën

Nga Gazeta ‘Si’– Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Durrës, ku një 59-vjeçar që fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën për shkaqe natyrale, rezulton të jetë viktimë e dhunës pas një konflikti.

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar, 42-vjeçarin Gentian Kraja, ndërsa viktima është Sajmir Markja.

Sipas hetimeve, 42-vjeçari e ka goditur me grushte 59-vjeçarin pas një sherri për motive të dobëta, si pasojë Markja ka humbur ndjenjat, ka rënë në asfalt dhe më pas ka humbur jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë