Ka ndodhur

Arrestohet 23-vjeçari në Kamëz, i gjenden 3 armë dhe një maskë

Gazeta Si – Një 23 vjeçar, me iniciale A.K., është arrestuar në Kamëz, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar me motorin me të cilin qarkullonte.

Pas ndjekjes deri në fshatrin Çekrezë, policia arriti të arrestonte të riun dhe shokun e tij pasagjer, A.A., 18 vjeç. Gjatë kontrollit në motor u gjet një armë zjarri pistoletë dhe një maskë.

Më tej, është kryer kontroll në banesën e 23-vjeçarit, ku janë gjetur 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë