Gazeta Si – Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kallëzuar “Nesti Angonin” dhe “Nasta Pëllumbin”, të cilët i quan si kallëzuesit e tij inekzistent në dosjen në të cilën po gjykohet në GJKKO.
Në padinë e dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës, thuhet e “një autor i vetëm përdori identitete të ndryshme për të bërë padi artificiale”.
Veliaj kërkon hetimin e dokumentit që shërbeu si bazë për nisjen e procedimit penal ndaj tij. Sipas Veliajt, “vetëm kallëzimet që përmbushin kriteret formale dhe procedurale mund të regjistrohen si të tilla”, duke shtuar se ai i bërë në emrin e tij nuk i përmbush këto kritere.
Veliaj pretendon se hetimi ndaj tij është nisur mbi bazën e një dokumenti të nënshkruar nga një person i vetëquajtur “Nesti Angoni”, i cili, sipas verifikimeve zyrtare, nuk ekziston në regjistrat e gjendjes civile, thuhet në kallëzim.
Kallëzimi evidenton gjithashtu ekzistencën e një materiali të dytë të ngjashëm, të lidhur me një tjetër identitet të pa verifikueshëm, “Nasta Pellumbi”.
Sipas argumentimit, kjo situatë ngre dyshime të forta për një burim të përbashkët, një autor të vetëm që përdor identitete të ndryshme ose një mekanizëm të strukturuar për krijimin e kallëzimeve artificiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje