Ka ndodhur

Kontroll në burgun e Peqinit, gjenden mjete prerëse e drogë! (foto)

Nga Gazeta ‘Si’– Forcat Operacionale të Burgjeve zbarkuan në Burgun e Peqinit, duke zhvilluar një kontroll në të gjitha ambientet e institucionit. 

Gjatë kontrollit u përdorën mjete të avancuara, si detektorë specialë, dronë monitorimi, qen antidrogë dhe skanerë, ndërsa verifikimet përfshinë çdo hapësirë, nga sektorët e banimit, te ambientet e takimeve, palestrat, biblioteka, e deri te regjimi i posaçëm “41-bis”.

Janë gjetur dhjetëra mjete prerëse dhe një sasi droge. Po ashtu, janë gjetur qarqe të modifikuara që dyshohet se përdoreshin për komunikim.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur edhe transferimi i dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, të cilët paraqisnin rrezik për sigurinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë