Keshilla

Mëngjesi, vakti i vetëm që i ka rezistuar globalizmit

Mëngjesi është një ndër vaktet ë të rëndësishme të ditës, është një vakt që nuk duhet të anashkalohet asnjë ditë.

Hillary Clinton gjatë fushatës elektorale, kishte një mëngjes thuajse të njëjtë çdo ditë. Të bardhën e vezës dhe perime të fërguara. Gjithashtu edhe salcë japoneze, por në mungesë të saj, ajo shpeshherë merrte me vete disa salca të tjera. Por të përsërisësh të njëjtat ushqime në çdo vakt tjetër, kjo duket paksa e çuditshme. Shumë njerëz ashtu si Clinton, zgjedhin një mëngjes të njëjtë thuajse çdo ditë. Të tjerët caktojnë se çfarë të hanë mes shumë opsioneve të ndryshme. Shumë prej tyre hanë edhe gjatë ditës atë që kanë ngrënë edhe në mëngjes. Por ka nga ata që zgjedhin të provojnë diçka të re thuajse çdo ditë, sidomos ata që udhëtojnë shpesh. Disa hotele në Vietnam bëjnë proshutë me vezë për turistët amerikanë për vaktin e mëngjesit. Në Hawai turistët Japonez kanë një mëngjes të caktuar, sushi me supë miso.

Por si e presin vizitorët këtë pjesë? Turistët kanë nevojë të provojnë ushqimet tradicionale të një vendi dhe nuk është e rekomandueshme që të ketë një vakt të caktuar vetëm për turistët. Vendet si Britania dhe Amerika kanë përqafuar gatimin e importuar nga një numër i madh i grupeve të emigrantëve. Londinezët hanë sushi japonez për drekë. Njujorkezët zgjedhin vakte me gatime të ndryshme tradicionale të vendeve të tjera. Makaronat, një ndër ushqimet që njihet si tradicional i italianëve, gjen vend jo vetëm në restorantet të ndryshme në Nju York, por amerikanët e kanë gatim të parë edhe në shtëpitë e tyre.

Ndonëse çdo vend ka gatimet e veta tradicionale, një mëngjes i njëjtë është i mërzitshëm, thotë Seb Emina, autori britanik i "The Bible Bible", i cili tani jeton në Paris. Disa nga restorantet më të njohura kanë mëngjes çuditërisht të mërzitshëm.

Seb përmend kontrastin, bujarinë dhe lavdinë e ushqimit italian me biskota dhe kafe me të cilën shumica e italianëve e fillojnë ditën. Megjithatë, brenda çdo vendi të vetëm, rregullat që diktojnë se çfarë përbën një mëngjes të përshtatshëm janë shumë më të qarta se ato që përcaktojnë drekën ose darkën. Në Britani mëngjesi kalohet me një vezë dhe proshutë, ndërsa në Holandë një fetë bukë me çokollatë. Njerëzit në Francë nuk hanë kurrë briosh gjatë ditës, vetëm në mëngjes.

“Mungesa e llojllojshmërisë në pjatën e mëngjesit është pjesërisht praktike. Mëngjesi është një vakt funksional", thotë Paul Rozin, një psikolog në Universitetin e Pensilvanisë. “Një vakt i mirë në mëngjes ka shumë rëndësi dhe nuk duhet të anashkaloni kurrë”, thotë ai

Por ka disa arsyeje pse njerëzit qëndrojnë besnikë të të njëjtit ushqim në mëngjes. "Kjo për shkak të kohës së kufizuar që ata kanë në mëngjes dhe për këtë arsye zgjedhin ushqimet që përgatiten më shpejt. Por një mëngjes i bollshëm me ushqime të ndryshme është shumë i rëndësishëm, kjo për shkak se njerëzit kanë përpara të gjithë aktivitetin ditor", thotë Rebecca Earle, një historiane e ushqimit.
Ndërsa Kaori O'Connor, një antropolog që ka shkruar një libër për mëngjesin anglez, thotë se mëngjesi është vakt më konservativ i ditës në të gjitha kulturat, është diçka e shenjtë me të cilën e nisni ditën.

Në historinë e ngadaltë të vaktit të mëngjesit, ka një moment transformimi rrënjësor që ndryshoi një herë e përgjithmonë vaktin. Gjatë shekullit të 19-të, amerikanët kishin një mëngjes të bollshëm. Përveç çajit, kafesë, proshutës së ftohtë dhe mishit, ata përorrnin edhe peshk apo salcice, pulë dhe fruta. Ky mëngjes mund të ketë i papërshtatshëm për njerëzit që punonin në zyra, apo që nuk kishin një punë të rëndë fizike. Në tentativë për ti shpëtuar “dhimbjes së stomakut në mëngjes” amerikanët zgjodhën drithërat si ushqimin kryesor të mëngjesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë