Libra

Gabriel García Marquez, shkrimtari hispanik më i përkthyer

Nga Gazeta Si - Gabriel García Marquez, autori kolumbian i “Njëqind Vjet Vetmi” dhe fituesi i çmimit Nobel të vitit 1982 është shkrimtari më i përkthyer hispanik në shekullin e XXI, duke mposhtur kështu edhe Servantesin.

Lajmin e ka bërë me dije Instituti Cervantes, i cili promovon gjuhën dhe kulturën spanjolle në mbarë botën.

Instituti analizon të dhënat për të dhënë një pamje të qartë se cilët shkrimtarë në gjuhën spanjolle po përktheheshin më gjerësisht në gjuhë të ndryshme dhe për të gjurmuar historinë e përkthimeve në spanjisht midis viteve 1950 dhe 2022. Duke gjurmuar tendencat në përkthim, Harta e Përkthimit Botëror nxjerr në pah autorët që kanë bërë ndikimin më të madh në lexuesin global.

Lista vijon me Isabel Allende, argjentinasin, Jorge Luis Borges, peruanin, fituesin e çmimit Nobel 2010, Mario Vargas Llosa, dhe në vendin e pestë u rendit gjeniu i “Don Kishotit”, Miguel de Servantes.

Renditja sipas vlerësimit, që përfshin gjithashtu Carlos Ruiz Zafón, Arturo Pérez-Reverte, Luis Sepúlveda, Roberto Bolaño dhe Javier Marías, u krye nga “Instituti Cervantes”, në Romë.

Instituti analizoi përkthimet në 10 gjuhë të ndryshme, arabisht, kinezisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, japonisht, portugalisht, rusisht dhe suedisht.

Analiza e veprave nis nga viti 1950, në dritën e bumit të dy dekadave, kur autorët e Amerikës Latine si García Márquez, Mario Vargas Llosa, Carlos Fuentes dhe Julio Cortázar filluan të vlerësoheshin në të gjithë botën.

Sipas institutit, interesi për autorët individualë ndryshon nga vendi në vend, në Francë numri një është regjisori francezo-kilian, Alejandro Jodorowsky, ndërsa Italia është e vetmja që ka përfshirë novelistin, Manuel Vázquez Montalbán në dhjetëshen e parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë