Ka ndodhur

Vlorë, 44-vjeçari tentoi të fuste në port 30.000 euro pa i deklaruar

Gazeta Si- Një 44-vjeçar është vënë në hetim në gjendje të lirë, pasi tentoi të fuste në Shqipëri 30 mijë euro të padeklaruara.

Gjatë kontrollove të policisë kufitare të Portit të Vlorës, në hyrje të Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Toyota”, që drejtohej nga 44-vjeçari me iniciale M. A..

Nga kontrollet, në kroskotin e këtij automjeti u gjetën 30.000 euro, të cilat ai tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si edhe u sekuestruan shuma e parave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë