Libra

Ish-kryeministrja britanike Liz Truss theu rregullat e Mbretërisë së Bashkuar me librin ku zbulon këshillat e mbretëreshës

Liz Truss nuk ishte e njohur për të luajtur sipas rregullave gjatë qeverisjes së saj jetëshkurtër.

Ish-kryeministrja konservatore e ka kaluar javën duke promovuar librin e saj të ri për kohën e saj në qeveri.

Me botimin e këtij libri, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka ndërhyrë, duke deklaruar se Truss ka thyer rregullat sa kohe nuk mori miratimin për të përfshirë bisedat private me mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II në kujtimet e saj.

Ndërsa Truss ua dorëzoi librin e saj nëpunësve civilë në Zyrën e Kabinetit për shqyrtim, një firmë përfundimtare nuk u mor përpara botimit.

Truss shkroi se Mbretëresha Elizabeth II i tha asaj që të "ndiqte ritmin" në një takim. Ajo tha se mbretëresha i tha se qenia kryeministre “të nxjerr thinjat” gjatë bisedës së tyre 20 minutashe, që u bë edhe takimi i fundit zyrtar i monarkes.

Një zëdhënës i Zyrës së Kabinetit tha: “Ky libër iu dorëzua Zyrës për shqyrtim”.

“Ndërsa ne nuk do të publikonim detajet e asnjë diskutimi, ne nuk ramë dakord për formulimin përfundimtar. Pra, autori është në kundërshtim me rregullat e Radcliffe.”

Rregullat e Radcliffe ndalojnë publikimin e përmbajtjes që është e dëmshme ose shkatërruese për sigurinë kombëtare, marrëdhëniet ndërkombëtare të MB ose biznesin konfidencial të qeverisë.

Ekipi i Truss nuk iu përgjigj kërkesës së POLITICO-s për një koment

Por Sky Neës citoi një "burim të afërt me" ish-kryeministrin duke thënë: "Zyra e kabinetit konfirmoi se Liz respektonte të gjitha rregullat në lidhje me sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet me qeveritë e huaja, por ajo donte të sigurohej që të thuhej e vërteta për buxhetin, rolin e zyrtarëve dhe Bankës së Anglisë.

"Ajo beson se kjo është në interes të publikut"

Truss dha dorëheqjen pas shtatë javësh në detyrë pas një mini-buxheti që nxiti trazira në treg. Në libër, ajo pretendon se Thesari i Mbretërisë së Bashkuar, Banka e Anglisë dhe Zyra e saj për Përgjegjësinë e Buxhetit janë përfshirë në një "fushatë të qëndrueshme pëshpëritëse" kundër politikave të saj të uljes së taksave.

Por Sky Neës citoi një "burim të afërt me" ish-kryeministren duke thënë: "Zyra e kabinetit konfirmoi se Liz respektonte të gjitha rregullat në lidhje me sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet me qeveritë e huaja, por ajo donte të sigurohej që të thuhej e vërteta për buxhetin, rolin e zyrtarëve dhe Bankës së Anglisë.

"Ajo beson se kjo është në interes të publikut."

Truss dha dorëheqjen pas shtatë javësh në detyrë pas një mini-buxheti që nxiti trazira në treg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë