Ngjarje

Malpensa, kronikë nga një aeroport i shkretë

Të enjten në aeroportin e Malpensa, Milano atmosfera ishte surreale: trena të papopulluar, bare të boshatisur dhe asnjë radhë.

Nga Cristina Casadei - Po nisem nga Milano, Malpensa për në Moskë me fluturimin Aeroflot të orës 11:55. Ishte një udhëtim shumë komod, ai nga shtëpia tek avioni. E para herë që kur kam marrë një avion për të cilin nuk më është dashur të vrapoj në aeroport, me çanën time të shpinës mbi kurriz. Në 9.22 mbërrita duke mu marrë fryma tek biletaria automatike e Malpensa Express, pa biletë, duke menduar se do të humbja trenin e orës 9.27 tashmë. Por në fakt jo. Kisha katër makineta vetëshërbimi në dispozicion dhe një punonjës me dorashka dhe maskë që mund të më ndihmonte. Ia arrita vetëm dhe në 9.24 hipa në trenin që më briste mbi binarin 1.

Nisa të shikoja vagonat, për të qenë e sinqertë, me qëllim që të kërkoja atë që ishte me më pak njerëz. Për të parën dhe të vetmen herë nuk u druajta nga zgejdhja. U ula në një sektor tërësisht të zbrazët, teksa një sanitare po kalonte me një dezifenktant në dorë.Zgjodha  një ndenjëse me katër vende poshtë ,por pak më pas ndërrova vend. Më mirë të qëndroj lart, thashë me vete. E ndërrova sërish vend, derisa u ndjeva mirë me veten time. Ndërkaq treni, kishte lënë stacionin e Cadornas.

Mora tabletin tim, hapa edicionet digjitale duke kërkuar të lexoja artikujt që më kishin shpëtuar nga mëngjesi herët nëpër gazetat on line. Jo, më mirë të telefonoja në ambasadën italiane në Moskë. Jam e sinqertë kur them që kisha tmerr tek e mendoja se mund të më kthenin mbrapsht. Dje komunikova në telefon me miq italianë që jetojnë në Paris. Kishin qenë në Itali për për pushimet shkollore dimërore të dy fëmijëve të tyre, për një javë të bardhë në Cortina, e tashmë janë të gjithë në shtëpi. Fëmijët në karantinë, nuk pranohen në shkollë dhe do të duhet të qëndrojnë të paktën dy javë. Prindërit kanë vendosur në mënyrë “autonome” të punojnë nga shtëpia, në smart working. Sanitarja që u pastron shtëpinë nuk u kishte ardhur në punë, edhe portieri i sheh nga lart-poshtë. “Na bëjnë të ndihemi si bartës së të keqes, jemi të dëshpëruar”, më rrëfejnë. Duke u nisur nga telefonata nis të veporoj edhe unë.

Telefonoj Konsullatën e Federatës Ruse në Milano, ashtu siç kam vepruar disa herë këto ditë. Mandej kompaninë Aeroflot në Malpensa. Meqënëse e kam në dorë ta bëj këtë gjë, kontaktoj edhe ambasadën italiane në Moskë me e-mail e më pas e marr në telefon, por nuk më përgjigjen shpejt. Nuk kisha bërë kurrë kaq telefonata me frikën që po shkoja në një vend për t’u kthyer mbrapsht sërish. Por, sot, është ndryshe. Është koronavirus. Ndërkaq vjen përgjigja e ambasadës italiane e pak më pas një telefonatë që më konfirmon që nuk ka shtrëngime për italianët që mbërrijnë në Moskë.

Sigurisht që duhet të jemw e ndërgjegjshme që vendi ka në sirtar planet e emergjencës në rast epidemie ose fatkeqësie dhe mund t'i nxjerrë ato në çdo kohë nëse është e nevojshme. Qetësohem. Ndërkohë kaloi kontrollori që më paralajmëroi se treni po mbërrin në terminalin 1, destiancionin tim. Zbres. Marr ashensorin sëbashku me një zotëri me maskë. Unë nuk e kam një të tillë e po ashtu nuk kam veshur as dorashka.

Nuk kam sintoma të asnjë lloji. Shpresoj të mos gaboj në sjelljen time. Hyj në aeroportin e Malpensaa, terminali 1. Një shkallë për disa. Asnjëherë askush para meje. As kur kaloj dokumentin përpara kontrolleve. As gjatë rrugës që më shpie në Gate ku hipi në avionin e orës 11.55. Nuk ka mbipopullim as këtu. Hostess më kalon me dorashka të bardha. Hipi në avion, por gjithë këto komoditete më lënë sëbrendshmi një ndjesi të çuditshme. Pikërisht mua, që nuk i duroj dot vendet me shumë njerëz dhe bëj akrobacira për të prekur sa më pak të jetë e mundur gjëra jashtë shtëpisë. Largohem nëse dikush teshtin ose kollitet. Po largohem, mirupafshim në Moskë.

Mbërritja

Mbërrita në Moskë në orën 3 e 20 të pasdites me orën e Milanos. Fluturimi është më herët 20 minuta. Zbritja është mbi një pistë dëbore dhe akulli, por avioni duket si një pendë. Ting Yu më thotë se është ulja më e mirë që kur kthehet në Kinë, në Kanton, përmes Moskës. Avioni ishte pa shumë njerëz. Askush nuk ishte në radhë para meje dhe në atë pas. Kur kontrollova në internet, edhe unë kisha zgjedhur një rresht bosh.

Të njëjtën gjë do më thotë më pas edhe  Ting Yui. Ndoshta e kemi bërë prenotimin në të njëjtën kohë. Megjithatë ndodhemi në të njëjtën radhë. Shkoj shpejt në tualet të laj duart. Kur kthehem nuk di si të nis bisedën.

Kur hipën në avion, pashë Ting Yu me një violinë. E provoj ta nis bisedën me violinën. “Je pjesë e ndonjë orkestre?” “I bie violinës për veten time, e dashuroj muzikën”. Është kineze prej Cantonit, Ting Yu. Është 22 vjeçe dhe jeton në Mantova ku studion arkitekturë në Kampusin e Politikenkiut të Milanos. Dëshiron të bëhet projektuese, është regjistruar në vitin e tretë dhe beson se do të diplomohet në shtator. Mandej ku i dihet. U ka dërguar kandidaturën e saj universiteteve italiane, gjermane dhe angleze. Do t’i pëlqente të të merrej me projektimin pwr restaurimin e pallateve historike.

Shkon në Kinë dy herë në vit, në verë dhe dimër.Hera e fundit ishte vera e kaluar. Qetësohem, jam e sinqertë dhe nuk më vjen turp. Ajo bart një maskë dhe më sugjeron të bëj të njëjtën gjë. Mezi pret për të mbërritur në Kinë ku do të bëjë një stass në  Canton në një studio të madhe projektimi. Më thotë se atje, do të ndihet më e sigurt. Prindërit mbajnë maska, të gjithë mbajnë maska dhe njerëzit nuk dynden në urgjencë ashtu si në Itali. Do doja t’i përgjigjesha, por po përmbahem, pasi e dëgjova të rrëfente për sikletin e kësaj periudhe të fundit në Itali në të cilën pak kohë më parë, në rrugë, një djalë i ulëriti duke i thënë të largohej për në Kinë dhe prej më shumë se një muaj ajo nuk është ndjerë mirë në vendin ku studion. Ndërkohë, unë mendoj se si është e mundur që ajo po fluturon për në Kinë, duke kaluar nëpër Moskë dhe më kujton se nuk po vjen nga Kina, por po shkon në Kinë. Fliste njw anglishte të bukur.

Ajo më tregon për pritshmëritë e saj dhe ëndrrën për të qenë një projektuese në Kinë, ku ka shumë punë. Shumë më tepër sesa në Itali. Hamë drekë; pulë dhe një lloj sallate ruse. Pastaj ajo bie në gjumë. Studentja kineze zgjohet kur avioni po zbret . Ne i themi lamtumirë njëra-tjetrës duke i uruar shëndet dhe ajo më uron një qëndrim të mirë në Moskë.

Jam pak e shqetësuar pasi zbres nga avioni, por në kontrollin e pasaportave nuk gjej askënd dhe mbi të gjitha askush nuk ka asgjë për të thënë në lidhje me pasaportën, vizën time dhe origjinën time. Aeroporti është i shkretë dhe unë kam në dispozicion një mur të tërë me makineta automatike të biletave për të blerë biletën e trenit që do të më çojë në stacionin Belorusky. Askush nuk është as në zyrën tradicionale të biletave. Unë zgjedh makinat automatike të biletave, blej biletën time dhe ndjek udhëzimet që më çojnë në tren për në stacionin Belorusky.

E gjej veten mes shumë udhëtarësh dhe atmosfera normale në Moskë është e pazakontë për mua që vij nga Milano.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë