Para

Kriza financiare e 2008-s na mësoi edhe diçka për krizën pandemike të 2020-s

Nga Gisela Troplini - Kriza e pandemisë në 2020 dhe kriza financiare e 2008 kanë diçka të përbashkët: Mësimi nga njëra ndihmoi tek tjetra. Bëhet fjalë për kursimet ose dhe më mënyrën se si ne shpenzojmë.

Në Shqipëri, në fund të vitit 2020, depozitat bankare të individëve arritën në shifrën më të lartë ndonjëherë, mbi 1 triliardë lekë, me rritje 6.7% nga një vit më parë. Edhe pse të dhënat statistikore folën për rritje të konsumit me 1.5 përqind në gjithë 2020-ën, shqiptarët arritën të kursenin më shumë, pasi hoqën dorë të detyruar nga pandemia për argëtimin, ushqimi në restorante etj.

Në Europë, për të njëjtën periudhe kohore, kursimet arritën 1 triliard euro, sa 8% i PBB-së së rajonit.

Përgjithësisht reagimi ndaj pandemisë duke rritur kursimet ishte i pritshëm. Jo vetëm se njerëzit nuk kishin ku të shpenzonin, por edhe sepse ata mbanin në vesh një  mësim nga 2008: të mos tërhiqen depozitat dhe të mos shpenzohet pa kontroll.                                   

Në 2008-n, kur kriza nisi me rënien  e gjigandëve të përbotshëm financiarw (Lehman Brother..etj) edhe në Shqipëri qytetarët tërhoqën depozitat, për t’i mbajtur ato në shtëpi ose për t’i shpenzuar për produkte jo bazike, duke rritur konsumin.  Kjo ishte një periudhë e shkurtër e cila zgjati deri në mbyllje të vitit 2009.

Gjatë kësaj periudhe, depozitat në Shqipëri ranë nga 700 mld lekë në limitet e 600 miliardëve. Atëherë Shqipëria ishte në hapat fillestarë të adaptimit të sistemeve financiare. 84% e depozitave i përkisnin kursimeve deri në 700 mijë lekë dhe pjesa tjetër mbi 700 mijë.  Kreditë e këqija arritën nivelin e 8% dhe bankat po raportonin bilance negative.

Deri në fund të 2019-s depozita e shqiptarëve po tejfryheshin të ndihmuar e dhe nga një ringritje ekonomike e cila shkëlqeu me një turizëm që regjistroi mbi 6 milion turistë të huaj dhe eksporte të mira të energjisë elektrike. Bujqësia dhe ndërtimi dhanë po ashtu një kontribut të madh.

Por ja që cikli nuk ishte mjaft i gjatë. Pandemia e Covid-19 gostiti botën e brenda saj edhe Shqipërinë. Megjithatë kursimet në fund nuk ranë. Por kaluan shifrën e 1 triliardë dollarëve.

FMN analizon se një fenomen i tillë lidhet me pasigurinë e familjeve në kohë krizash, në pritje të rritjes së çmimeve apo vështirësive në tërësi. Por kjo lidhet edhe me reduktimin e konsumit që erdhi nga kufizimi i lëvizjes dhe bllokimit të aktiviteteve sociale. Kursimet ishin të detyrueshme, të vendosura për  një lloj aktiviteti që nuk mund të zëvëndësohen. (Nuk mund të bëhen të gjitha fluturimet e planifikuara për 2020-n në një moment të dytë apo të blihen të gjitha veshjet që mund të ishin blerë.)

Ndonëse është e vështirë për të përcaktuar se sa dhe si një i varfër apo një i pasur reaguan të të njëjtën mënyrë ndaj kursimeve, një analizë dhe përqasje mund të bëhet.

Në Shqipëri, vetëm 6% e depozituesve kanë depozita mbi 2.5 mln lekë dhe mbajnë më shumë se gjysma e shifrës totale, 585.4 mld lekë. Pjesa tjetër posedohet nga 94% që kanë kursime deri në 2.5 mln lekë. Mbi 344 mld lekë kursime të tjera, mbaheshin stok në shtëpi nga shqiptarët.

Në Europë, 10% e depozitave në Europë ishin nga familje të pasura dhe sipas FMN-së ata kanë pjesën më të madhe të parave, sepse kanë dhe më shumë për të kursyer.

Përveç pasigurive pandemike, është një rikujtim i gjërave që nuk duhen bërë në një krizë ekonomike nga 2008-a: të mos tërhiqen depozitat dhe të mos shpenzohet pa kontroll.

Një gjë e tillë ndodhi në të gjithë botën përfshirë dhe Shqipërinë. Qytetarët tërhoqën depozitat, për t’i mbajtur ato në shtëpi ose për t’i shpenzuar për produkte jo bazike, duke rritur konsumin për një periudhë të shkurtër dhe për t’a ulur atë përsëri deri në mbyllje të vitit 2009.

Bankat mbanin një përqindje të vogël të depozitave, por të madhe të kredive. Normat e ulëta të interesit dhe inflacioni i ulët kishin nxitur qytetarët në SHBA dhe Europë të merrnin kredi eksesive.

Në fillim të vitit 2009, në vendin tonë u godit edhe kursi i këmbimit, ku monedha europiane pësoi rënien më të madhe deri në atë kohë, me 8%. Në euro mbaheshin 50% e depozitave të shqiptarëve.

Kriza e shkaktuar nga pandemia bllokoi përkohësisht aktivitetet ekonomike dhe lëvizjet.  Uli normat e interesit dhe shtoi dozën e ndihmave ekonomike duke krijuar një treg ekonomik “të ngrirë”, por me shumë likuiditet. Kjo rriti sasinë e parave që qytetarët po kursenin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë