Para

Qershori rekord i ri depozitash, shqiptarët kursyen 11 miliardë lekë

Nga Gazeta "SI" - Kursimet e shqiptarëve u rritën me 11 miliardë lekë gjatë muajit qershor, krahasuar me majin, me rritje me pothuajse 1% në raport mujor. Në raport vjetor, rritja e kursimeve rezulton 7.5%.

Depozitat totale gjatë qershorit arritën vlerën e 1,239 trilionë lekëve, shuma më e lartë e tyre që kur Banka e Shqipërisë ka nisur raportimin statistikor, (2006). Gjatë majit, rritja e stokut të depozitave u rrit vetëm me 0.02%, nga prilli.

Për të njëjtin muaj, vihet re rritje e konsiderueshme e depozitave në lekë, me 5.6 miliardë lekë më shumë, nga muaji paraardhës.

Ndërkohë, rritja në valutë raportohet më e vogël, me rreth 4%, por përsëri mban pjesën më të madhe të depozitave.

Që nga nisja e vitit 2022, depozitat kanë qenë të luhatura, me rritje dhe rënie në periudha të shkurtra. Stoku i depozitave ra ndjeshëm gjatë shkurtit 2022 dhe më pas nisi një rikuperim të lehtë në raport mujor. Kjo përkon me tensionet në rritje të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe përgjigjet paraprake të tregjeve financiare.

Rekordi paraardhës i depozitave në Shqipëri, ishte ai i janarit 2022, kur shqiptarët kishin 1.234 trilionë lekë të depozituara  në banka, për të rinisur rënia një muaj më vonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë