Shkencë

Krijohen magnete nga bakteret e tokës kundër kancerit të gjirit dhe prostatës

Shkencëtarët në Universitetin Sheffield kanë gjetur një mënyrë të re për të trajtuar viruset antitumorale. Ata kanë zhvilluar magnete mikroskopikë që mund të injektohen në gjakun e pacientëve. Këto magnetë do të sulmojnë tumoret që gjenden në gji, prostatë apo organe të tjera.
Projekti - i udhëhequr nga studiues në Universitetin Sheffield - bazohet në përparimin në dy fusha kryesore mjekësore. E para përfshin viruse që sulmojnë në mënyrë specifike tumoret.

E dyta fokusohet në bakteret e tokës që prodhojnë magnetizëm.
"Thelbi i kësaj qasjeje është i drejtpërdrejtë. Ne po përdorim bakteret si ilaç," tha Munitta Muthana, një nga drejtueset e projektit.
Viruset kundër kancerit që po shfrytëzohen nga grupi Sheffield – të cilët janë financuar nga Cancer Research UK – njihen si viruse onkolitike. Ato ndodhin natyrshëm, por gjithashtu mund të modifikohen për të përmirësuar efikasitetin e tyre dhe për të kufizuar shanset që ato të infektojnë qelizat e shëndetshme.

Si funksionon kjo metodë?

Pas infektimit me një virus onkolitik, një qelizë kanceroze do të shpërthejë dhe do të vdesë. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar tashmë përdorimin e T-Vec. Ky i fundit është një virus herpes simplex i modifikuar që infekton dhe vret qelizat tumorale.
"Problemi është se viruset onkolitike tërheqin vëmendjen e mbrojtjes imune të trupit dhe vetëm tumoret e thella të lëkurës mund të trajtohen në këtë mënyrë. Kjo bëhet përpara se viruset të bllokohen shpejt nga mbrojtja e qelizave tona," tha Faith Howard, një tjetër udhëheqës i projektit.
Një zgjidhje, thonë shkencëtarët, është të veshësh viruset me grimca magnetike. Të injektuara në gjak, ato mund të drejtohen shpejt drejt një tumori.

“Është si të kesh një xhaketë apo një mburojë. Magnetet ndihmojnë në mbrojtjen e virusit, por në mënyrë thelbësore ata i ndihmojnë ata që të synojnë një tumor”, shtoi Muthana.
Një virus onkolitik kishte një diametër prej rreth 180 nanometra, ndërsa magnetet duhej të ishin rreth 50 nanometra në madhësi.
"Këta magnetë të vegjël mund të bëhen në laborator, por ne kemi gjetur se bakteret bëjnë një punë më të mirë për t'i prodhuar ato sesa ne," shtoi ajo.
Disa lloje të baktereve të tokës sintetizojnë nanogrimca të oksidit të hekurit që quhen magnetosome. Këto përdoren si busulla që lejojnë mikrobet të lundrojnë në fushën magnetike të Tokës. Kështu i ndihmojnë ata të gjejnë kushtet optimale për rritjen dhe mbijetesën e tyre.
Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë