Arsim

Koronavirus, fëmijët infektohen rrallë: ja pse shkolla mund të hapet menjëherë

Studimi i Science mbi vendet ku mësimet tashmë kanë rifilluar tashmë: fëmijët e vegjël rrallë infektohen, prandaj është edhe më e vështirë të infektojnë anëtarët e familjes

Po sikur mbyllja e shkollës të dëmtojë më shumë sesa të bëjë mirë? E kërkojnë pediatrët dhe arsimtarët nga Mbretëria e Bashkuar në një letër të hapur të nënshkruar nga më shumë se 1.500 anëtarë të "Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve", ku shkruajnë: "Vazhdimi i mbajtjes së shkollave të mbyllura do të linte shenja të pashlyeshme për një gjeneratë të tërë" . Sigurisht që ka një arsimim virtual, por është larg nga ai real - thonë ata - dhe detyron shumë prindër që të lënë punën e tyre për t'u kujdesur për fëmijët.

Kështu që në 20 vende shkollat ​​i rihapën  në fillim të qershorit: të tjerët, Tajvani, Nikaragua dhe Suedia, nuk i mbyllën kurrë ato. Me pak fjalë, është pak a shumë sikur bota po bënte një eksperiment të madh me dikë që impononte kufij shumë të ngushtë, të tjerët që linin fëmijët të lirë të luanin, me ose pa maska.

Dhe si përfundoi? Fatkeqësisht nuk dihet. Science donte të hihte qartë dhe të ishte e sigurt, duke studiuar rihapjen në Afrikën e Jugut, Finlandë dhe Izrael. Rezulton që fëmijët më të vegjël rrallëherë e marrin infeksionin apo dhe infektojnë njëri-tjetrin dhe është edhe më e rrallë që ata të marrin virusin dhe ta shpien në shtëpi deri në pikën e infektimit të anëtarëve të familjes.

Sigurisht që nuk mund të mendohet për hapjen e shkollave pa marrë përsipër ndonjë rrezik; por Otto Helve, një specialist pediatër i sëmundjeve infektive nga Finlanda që ka studiuar problemin në mënyrë të plotë, kohët e fundit shkroi: "Të gjithë ata që janë rihapur, kanë konstatuar se përfitimet janë shumë më të mëdha se rreziqet".

Në këtë pikë Science përpiqet ti bëjë vetes gjashtë pyetjet që të gjithë dëshirojnë të jenë në gjendje t'i përgjigjen:

1. Sa ka të ngjarë që fëmijët e vegjël të sëmuren dhe të transmetojnë virusin?

Fëmijët e vegjël mund të infektohen, por nuk duket se janë ngjitës, të paktën nga ato që dalin nga studimet e Institutit Pasteur në gjashtë shkolla fillore. Fëmijët e shkollës së mesme kanë antitrupa 3 herë nga 10, që do të thotë se ata kanë qenë në kontakt me virusin, ndërsa mësuesit dhe anëtarët e stafit kanë antitrupa 4 dhe 6 herë nga 10 përkatësisht. Ata fëmijë dhe të rritur mund të sëmuren, por zakonisht në formë të butë.

2. A duhet t'i lëmë fëmijët të luajnë së bashku si më parë?

Po, ata duhet ti kthehen vrapit, duke luajtur dhe u argëtuar sa më shpejtë dhe sa më shumë, për aq kohë sa nuk ka shumë prej tyre në një klasë, dhe për ata nën moshën 12 vjeç nuk ka madje nevojë për distancë. Ata madje duhet të qëndrojnë më shpesh jashtë, madje edhe duke mësuar në natyrë kur moti e lejon, sigurisht jo në dimër. Nxënësit më të rritur këshillohen të qëndrojnë një metër larg në distancë, megjithëse plotëisht e sigurit nuk dihet as kjo, sepse të gjithë bëjnë sipas kokës së tyre, dhe është gjynah. Do të duhej një rregull për të gjithë Europën, por nuk është kështu. Në Hollandë, për shembull, nuk kërkohet asnjë distancim deri në 17 vjeç, pa iu nënshtruar shumë diktatit të pediatërve të cilët akoma do të donin ndonjë formë distancimi për fëmijët mbi 12 vjeç (në shumë pjesë ne rregullojmë në bazë të asaj që mund të bëjmë në praktikë , më shumë sesa në indikacionet e mjekëve). Për shembull, në Izrael, në ditën kur u rihapën shkollat, nxënësit ishin aq entuziastë sa që menjëherë dukej e pamundur t'u kërkohej atyre që të qëndronin larg njëri-tjetrit.

3. A duhet që fëmijët ta mbajnë maskën?

Po dhe jo. Sigurisht, maskat janë një nga gjërat e pakta me të vërtetë të rëndësishme për të përmbajtur epideminë, por fëmijët i gjejnë ato të padurueshme, nganjëherë vendosja e maskës pa e prekur, duke e vendosur dhe hequr atë, duke prekur vazhdimisht fytyrën ose duke fryrë hundën është një ndërmarrje e pamundur veçërisht për më të vegjlit. Në fund, pyet veten: a nuk do të jenë këto rrethana të vogla që janë shumë të shpeshta, një sakrificë që mund të dëmtojnë përfitimin e mundshëm nga maska? Kam frikë se është kështu, një kompromis i pranueshëm mund të jetë t’i kërkosh fëmijëve të vendosin maskë dhe ta përdorin atë saktë vetëm kur është e pamundur të ruajnë distancën, të paktën me të moshuarit dhe me ne. Në pjesë të tjera të botës, si Kina, Koreja e Jugut, Japonia, Vietnami, maska është një zakon, ajo është përdorur edhe para Covid, tani është sikur të ishte pak pjesë e veshjeve. Po në Europë? Gjermania është tolerante, studentëve u kërkohet të vendosin maskën vetëm kur shkojnë në banjë ose nëse ndodhen në në një hapësirë ​​të vogël me persona të tjerë (në korridore për shembull). Në Austri nuk vendoset  maska, ndërsa në Danimarkë, Norvegji, Mbretërinë e Bashkuar dhe Suedi, maskën e vendos ai që dëshiron dhe kjo vlen si për studentët ashtu edhe për mësuesit. E njëjta gjë ndodh në Kanada. Kur flasim për maska ​​në shkollë, atëherë duhet të marrim parasysh kushtet klimaterike, në Izrael në mesin e majit ishte 40 gradë dhe maska ishte e padurueshme dhe e njëjta gjë vlen edhe për pjesë të caktuara të Afrikës dhe Amerikës Latine.

4. Çfarë duhet të bëjë shkolla nëse ka një të testuar pozitiv ndaj COVID-19?

Përgjigja më e thjeshtë; ne nuk e dimë. Nëse zbulohet një fëmijë a një djalë pozitiv ndaj a duhet ta dërgoni atë dhe të gjithë ata që kanë pasur kontakte me të në shtëpi apo të mbyllin atë klasë ose tërë shkollën? Ka nga ata që mendojnë se është e mjaftueshme për të izoluar ata që janë pozitivë dhe kontaktet e tyre, madje pa pasur nevojë të mbyllin klasën, kurse të tjerë do të donin të mbyllnin shkollën. Sidoqoftë, të paktën në vendet e organizuara më mirë, kur zbulohet një student pozitiv, të gjithë të testohen, përfshirë ata që nuk kanë simptoma, dhe shpien në karantinë, po shut edhe kontaktet e tyre. E gjithë kjo, megjithatë, nuk bazohet në studime të kontrolluara dhe bindëse, përgjigja e pyetjes se çfarë duhet të bëhet kur dikush është pozitiv, do ta jepet me siguri vetëm pasi të njohim rezultatet e dy studimeve në vazhdim në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar që kanë adresuar në mënyrë sistematike këtë problem: tampon për fëmijët e shkollës dhe familjet e tyre dhe analizën e antitrupave.

5. A mund të përhapen infeksionet e lindura nga shkolla në komunitet?

Kjo pyetje lind nga konsiderata që në të gjithë botën, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Itali, të paktën një e treta e mësuesve dhe anëtarëve të stafit nuk duan të kthehen në shkollë, preferojnë të qëndrojnë larg (kanë frikë? Apo ndoshta e shohin më të përshtatshme të zhvillojnë punën në shtëpi?). Science ka bërë gjithçka që është e mundur për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje duke kërkuar të dhëna kudo, në të gjitha pjesët e botës. Nuk ishte e lehtë, por ajo që u shfaq mjaft qartë është se ka shumë pak raste të sëmundjes që shfaqet në mënyrë serioze mes mësuesve, me një përjashtim, Suedi. Atje nuk u ndërmorr asnjëherë ndonjë politikë mbylljeje për shkollat, madje edhe në kohën e përhapjes maksimale të virusit; organizimi i brendshëm nuk ndryshoi, askush nuk ka sugjeruar maska, distanca ose ndonjë gjë tjetër; rezultati është se disa mësues atje u sëmurën dhe dikush vdiq. Por rasti i Suedisë nuk duhet të bëhet një justifikim për të mbajtur mbyllur shkollat ​​nga ne për shembull edhe në vjeshtë, sepse në pjesën tjetër të Europës rreziqet e shpërthimit në shkollë janë me të vërtetë të papërfillshme.

Sa për faktin se shkolla mund të paraqesë një rrezik për komunitetin, kjo është me të vërtetë e pamundur, sipas epidemiologëve të London School of Hygiene &Tropical Medicine.

Në fakt, shkollat ​​në Danimarkë u hapën sapo rastet filluan të binin dhe asgjë nuk ndodhi; në Hollandë ndërsa numri i infeksioneve të reja ishte i qëndrueshëm, numri i rasteve të reja mbeti i qëndrueshëm dhe më pas u zvogëlua teksa shkollat hapeshin, dhe e njëjta gjë ishte e vërtetë në Finlandë, Belgjikë dhe Austri.

6. Çfarë na pret prej tani e mandej?

Varet. Për fëmijët më të varfër, më vulnerabël, mbylljet e shkollave do të vazhdojnë dhe mbase përgjithmonë. Në shumë pjesë të botës nuk ka burime për të përshtatur mjediset shkollore me nevojat e sigurisë, dhe dikush si Kryeministri i Bangladeshit ka thënë hapur se shkollat ​​nuk do të rihapen derisa të kapërcehet plotësisht epidemia, në Filipine do të jetë njësoj, shkollat ​​do të rihapen kur të ketë një vaksinë. Në vendet që ne i quajmë "të pasura", siç janë vendet e Europës dhe Shtetet e Bashkuara, fëmijët kanë "pak për të fituar nga bllokimi, por shumë për të humbur", sipas një hulumtimi të botuar në “Nature” që fillon nga premisa se fëmijët nuk sëmuren ose sëmuren rrallë.

Sigurisht, ky arsyetim nuk duhet të merret i mirëqenë në një kuptim absolut, me pak fjalë, nuk do të thotë që fëmijët nuk sëmuren kurrë, por probabiliteti për t’u sëmurur ose vdekur nga Covid është shumë më i ulët se ai prej problemeve të tjera. Një shembull? Në Shtetet e Bashkuara, deri në 24 qershor, 28 fëmijë nën 14 vjeç vdiqën nga një infeksion me Covid-19 (mandej që kanë vdekur nga Covid nuk është e sigurt). Gjatë së njëjtës periudhë, gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, 9,622 fëmijë të së njëjtës moshë vdiqën nga aksidente rrugore ose shtëpiake, vetëvrasje, vrasje dhe sëmundje të tjera që nuk kanë asnjë lidhje me Covid, shumë prej të cilave, për më tepër, mund të ishin parandaluar.

Doktor Munro, një pediatër nga Southampton, gjithashtu pretendon se mbajtja e fëmijëve larg shkollës është gjithashtu një rrezik për shëndetin e tyre: ata bëjnë më pak aktivitet fizik, flenë keq, kanë probleme ushqyese, depresion, ankth, një ndjenjë izolimi social. Dhe, duke pasur parasysh që papunësia dhe stresi në familje rritin rastet e dhunës në familje, madje është rasti që fëmijët ndjehen më keq në shtëpi sesa në shkollë edhe gjatë pandemisë.

Një shënim editorial i Times publikuar rishtazi, ndër të tjera,vëren  që të humbja e mundësisë për tu formuar për një periudhë të gjatë do të jetë "katastrofike" për fëmijët.

Do të thotë që gjithçka u zgjidh? Thjesht të hapim shkollat dhe kaq? Njohuritë aktuale dhe mendimi pozitiv sigurisht që shkojnë në këtë drejtim edhe pse një seri rregullash dhe normash që e bëjnë të vështirë kërkimin në fushën pediatrike, na privojnë nga siguritë që do të donim të kishim (ata janë të gjithë të dashuruar me sloganin se "fëmija nuk është fëmijë i rritur », por nëse do të bënim për fëmijët të paktën atë që bëjmë normalisht për të rriturit, tashmë do të ishim një hap përpara).

Në fund, mendoj me të vërtetë dhe sinqerisht se shkollat ​​duhet të rihapen sa më shpejt që të jetë e mundur. Duhej të ishte bërë tashmë që në Qershor, me vëmendje, maturi, pak rregulla (por të qarta) dhe shumë sens të përbashkët.

Burimi: Corriere.it/ Shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë