Biznes

Këta punëdhënës nuk duan t’ia dinë se kur dhe ku punon

Susan Hoaby së fundmi mësoi se një nga punonjësit e saj ishte në Paris. Por nuk u surprizua; ajo nuk shqetësohet se kur dhe ku punojnë nëpunësit e saj.

Kompania e Susan Hoaby, JL Buchanan, ka krijuar një strategji punësimi vetëm në bazë të rezultateve, një strategji menaxhimi që përqendrohet në rezultatet dhe performancën e punonjësve, jo ku dhe kur njerëzit punojnë..

“Kjo është fuqia e besimit,” tha Hoaby, e cila është CEO e firmës së konsultimit për shitje. “Ajo është në Paris, por unë e di që ajo do ta përfundojë punën që ka për të bërë. Ajo mund të jetë duke punuar, kolegët mund të jenë duke e ndihmuar, por unë nuk shqetësohem për këtë gjë. Jam e bindur që ajo e ndërmori udhëtimin konform çdo rregulli.”

Në kompaninë e saj, ROWE, punonjësve nuk iu del e domosdoshme të kërkojnë që të ikin herët nga puna, apo të punojnë nga shtëpia apo nga ndoonjë vend a shtet tjetër.

“Çdo person është 100% i përgjegjshëm dhe 100% autonom, që do të thotë se unë e vetqeveris dhe jam e pavarur në punën që bëj,” tha Jody Thompson, drejtore e CultureRx, e cila gjithashtu ka ndihmuar në krijimin e konceptit të ROWE.

ROWE ka ende zyra fizike për punonjësit e saj, por Thompson shpjegoi se nevoja për hapësira të dedikuara të punës ka tendencë të bjerë.

“Kostot për pasuri të paluajtshme mund të bien ndjeshëm në ROWE që kur kompania ka adaptuar strategjinë se “njerëzit punën më tepër si diçka që ti ‘bën,’ jo “ku shkon” – “tha ajo.
Hoaby transformoi JL Buchanan në ROËE në 2009 dhe tha se përfshirja e punonjësve, produktiviteti dhe efiçensa janë rritur, sëbashku me fitimet dhe shitjet.

Idea e ROWE duket e thjeshtë, por është sfiduese për t’u aplikuar.

Kjo do të thotë që të heqësh dorë nga nocioni thellësisht i rrënjosur që punonjësit më të mirë janë ata që janë gjithmonë në tavolinat e tyre.

Do të thotë gjithashtu të heqësh dorë nga çdo ndjenjë faji që vjen nga marrja e fëmijës nga shkolla në mes të ditës ose të shkosh në palestër pasdite.

Dhe kërkon heqjen e çdo gjykimi ose marrje në pyetje të punëtorëve të tjerë kur largohen nga puna më herët.

Në ROWE, punonjësit kanë ditë të palimituara pushimi pa nevojën për të kërkuar leje.

Kompania u jep punonjësve autonomi të plotë

WATT Global Media, një kompani shërbimi marketingu në industrinë e agrobiznesit, implementoi ROWE në 2012, duke ndjekur një periudhë transformimesh të mëdha me punësime të shumta.

“ROWE i jep autonominë e plotë punëtorëve, por për të qenë të suksesshëm punëtorët duhet të kenë qëllime dhe metoda të qarta dhe të hollësishme për të kryer punën”, tha Thompson.

“Unë e di saktësisht se për çfarë jam paguar për sa i përket rezultateve të matshme. Rezultatet janë e vetmja gjë që punonjësit maten, kështu që ato duhet të jenë të qarta”, thotë ai.
Punonjësit në WATT janë përfshirë në përcaktimin e qëllimeve dhe për të përcaktuar se çfarë është e arritshme.

“Qëllimet tani janë krijuar nga poshtë-lart dhe jo nga lart-poshtë”, tha Watt. “Për shumë vite, është një dialog i dyanshëm.”

Ndërsa shumica e punonjësve gëzojnë lirinë që u lejohet, menaxherët priren të kenë kohë të përshtaten me stilin e ri të punës.

“Ata janë mësuar të kenë kontroll,” tha Thompson. “Ata kanë pasur performancë shumë të mirë.”

“Menaxherët duhet të bëhen “trajnerë të rezultateve” në këto vende pune pasi kontrolli i rregullt me punonjësit për të rishikuar progresin dhe shfaqjet janë një pjesë e madhe e ROWE. Ata janë ndihma më produktive dhe ndihmojnë në zgjidhjen e çdo problemi ose problemi të tillë. Në një ROWE, hierarkia ndihet më horizontale sesa vertikale”, shpjegoi Thompson.
“Ju vazhdimisht po pyesni: A është ky qëllimi i duhur? A kemi masën e duhur? Ka pasur një korrigjim të vazhdueshëm për t’u siguruar që nuk e humbim kohën,” tha ajo.

Një mënyrë e tillë menaxhimi shkon përtej arritjes së të ashtuquajturës balancë punë-jetë.

“Kjo është zgjidhja më e mirë për punën që plotëson jetën, është integrimi i punës dhe jetës”, tha Lana Jones, nënkryetare e talentit dhe kulturës në JL Buchanan.

Por vetëm sepse ata kanë më shumë liri, nuk do të thotë se po punojnë më pak. “Unë që punoj në këtë punë kam ndoshta në karrierën time 25 vjet punë,” tha Jones. “Bëhet fjalë për të punuar me zgjuarsi, jo më pak.”

*Burimi: CNN Business

 

Më Shumë