Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës është paraqitur një 29-vjeçar me dëmtime në trup.
Sipas informacioneve në polici, mësohet se 29-vjeçari ka thënë se është dhunuar nga policia greke në Kalkidhë rreth 13 ditë më parë.
Sipas deklarimeve të 29-vjeçarit nga Maliqi, ai është dhunuar nga policia greke pasi e kanë ngatërruar për autor të një vepre penale, por pas verifikimeve ka rezultuar i pafajshëm.
29-vjeçari M. M. ka bërë kallëzim në policinë greke ndërsa është dëbuar nga ky shtet dhe ka kaluar nga Kakavija për t’u kthyer në Maliq.
Për shkak të dëmtimeve, ai ka shkuar në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore dhe dyshohet se ka dëmtime në brinjë dhe në shpretkë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje