Gazeta Si – Një konflikt i dhunshëm fizik ka ndodhur në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku gjatë një seance paraprake janë përplasur fizikisht disa prej të pandehurve.
Sipas burimeve, sherri ka ndodhur gjatë seancës paraprake në ngarkim të Petrit Çakrajt dhe vëllezërve Fation, Aleksandër e Kristi Bushgjokaj, të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, ngjarje e ndodhur në Mat 9 korrikun e vitit të kaluar.
Për shkak të situatës së krijuar, në mbështetje të forcave të rendit në GJKKO, janë thirrur edhe punonjës të policisë.
Megjithatë, ndërhyrja e tyre nuk ka qenë e nevojshme, pasi situata është vënë nën kontroll brenda sallës së gjyqit. Gjyqtar në seancën ku ka ndodhur sherri ishte Bib Ndreca.

Gjatë seancës, mësohet se vëllezërit Bushgjokaj kanë dhunuar Petrit Çakrrin, me dyshimet se ky i fundi i ka spiunuar dhe ka shpifur për ata.
Sherri ka nisur pasi seanca kishte filluar dhe vëllezërit Bushgjokaj kanë qëlluar me grushte dhe përplasur në mur Petrit Hoxhën alias Çakrri.
Po ashtu, janë dëmtuar edhe 3 efektivë të togës së shoqërimit të burgjeve, për shkak të përplasjes fizike, ndërkohë salla e Gjykatës Posaçme është kthyer në skenë krimi.
Aktualisht Gjykata e Posaçme ka ndërpresë proceset, ndërsa janë bërë këqyrjet e kamerave të sigurisë dhe do të behet gati referimi pranë komisariatit numër 3 në Tiranë.



Rrëmbimi dhe më pas vrasja e Renis Dobrës ishte një ngjarje, që tronditi opinionin publik një vit më parë. 21-vjeçari u mor peng, u mbyt dhe u hodh se bashku me makinën e tij në Liqenin e Shkopetit, ku shkak dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës.
Pas ngjarjes, policia arrestoi tre vëllezër nga Tropoja, të dyshuar për ngjarjen Pjesë e organizimit të rrëmbimit dhe vrasjes ka qenë edhe Petrit Çakrri, i cili u arrestua pak ditë pas ngjarjes dhe ku dyshohet se siguroi makinën që u përdor prej autorëve pët të kryer krimin. Pikërisht ky i fundit ka rënë pre e dhunës mesditën e kësaj të hëne.
Sipas hetimeve të deritanishme, vëllezërit kishin patur konflikte me viktimën për shkak të trafikut të drogës në Gjermani.
Renis Dobra u rrëmbye nga të pandehurit më 8 korrik të vitit 2025 dhe më pas më 9 korrik u gjet i mbytur me litar në breg të liqenit të Shkopetit. Versus.al
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


Lini një Përgjigje