Gazeta Si – Mungesa e njoftimit të të pandehurit Fation Baçi, policit të burgjeve, të akuzuar në dosjen “Veliaj”, u bë shkak për dështimin e seancës ndaj të bashkëpandehurve të kryebashkiakut Erion Veliaj, që gjykohen veçmas tij.
Baçi është polici që i dha telefonin Veliajt, teksa shkonte si i paraburgosur në gjykatë, ndërsa më vonë u arrestua edhe në lidhje me arratinë nga burgu i Durrësit të Altin Ndocit.
Në seancë u relatua se Baçi ka fituar lirinë më 4 qershor nga Apeli i Tiranës dhe nuk ishte mundësuar njoftimi i tij për gjyqin.
Por, masa e lirimit nuk ka të bëjë me dosjen “Veliaj”, por me arratisjen e Ndocit. Procesi ndaj 10 të bashkëpandehurve të Veliajt ndodhet në fazën e konkluzioneve të mbrojtjes, të cilët po gjykohen me gjykim të shkurtuar.
Në 3 qershor, Prokuroria e Posaçme kërkoi 28 vite burg për 8 të pandehur në dosjen “Veliaj”, të cilët po të gjykohen të ndarë nga kryebashkiaku i Tiranës.
Për ish-deputeten e PS, Klotilda Bushka, e cila dyshohet se ndërhyri për të manipuluar kushërirën e saj si një prej dëshmitareve të dosjes, SPAK ka kërkuar dënimin me gjobë 600 mijë lekë të reja.
Për biznesmenin Elman Abule, Adela Kondakçiun dhe Ina Goxhajn, SPAK ka kërkuar nga 7 vite burg për secilin, që me gjykim të shkurtuar iu zbret në 4 vite e 8 muaj burg.
Abule, i akuzuar për pastrim parash, kishte kërkuar që GJKKO të shpallte moskompetencën dhe çështja t’i kalonte Gjykatës së Tiranës, por kërkesa iu rrëzua.
Sipas SPAK, në vitin 2025, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ideuan dhe vunë në jetë një skemë korrupsioni të shtrirë në kohë, për të përfituara nga fondet publike të bashkisë së kryeqytetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje