Drejtësia

Shisnin kokainë në Tiranë, 4 të arrestuar! Sekuestrohen mbi 400 gramë

Katër qytetarë janë arrestuar në Tiranë për shitje kokaine. Policia ka sekuestruar në total mbi 400 gramë kokainë, 2 peshore elektronike, para dhe 4 celularë.

Tre prej këtyre personave janë arrestuar në Rrugën e Kavajës. Ata shisnin kryesisht në zonën e “Ish-parkut” dhe “Brrylit.” Policia u ka sekuestruar 350 gramë kokainë dhe peshoret.

Një 32-vjeçari i janë sekuestruar mbi 220 doza të lëndës narkotike dhe para, në vendin ku punonte.

Në pranga u vunë E.S., 45 vjeç, I.D., 54 vjeç dhe F.Gj., 48 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në Rruga e Kavajës, me sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë që e posedonin me qëllim shitjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë