Arsim

Ka ardhur koha t’u themi studentëve atë që duhet të dinë

Azer Bestavros/ The Washington Post - Cila është vlera e vërtetë e edukimit universitar? Për disa, kjo përllogaritet me fitimin e pushtetit,  që vjen nga një diplomë e caktuar universitare. Për të tjerë ka të bëjë më shumë me kënaqësinë e një karrierë të caktuar, rreth aftësive sociale apo shpërblimeve  intelektuale të fituara nga përvoja universitare. Në secilin rast, është një vendim që të ndryshon jetën dhe ka fare pak informacion. Më pak të dhëna, në fakt, se shumë lloje të tjera shpenzimesh dhe angazhimesh afatgjata, si blerja e një shtëpie apo e një makine.

Studentët e ardhshëm dhe prindërit e tyre meritojnë një pamje më të qartë në atë çka po nënshkruajnë dhe  që  mund ta përftojnë  me një prej dy projektligjeve bipartizane në Senat. Aktet e  studentëve  Wyden-Rubio si  “E drejta për të ditur para se të shkosh” dhe “Transparenca e Kolegjeve Universitare” duhet t’u kërkojnë kolegjeve dhe universiteteve të mbledhin dhe të ndajnë të dhëna rreth gjërave si kostot e universiteteve, pagat post-diplomim, përqindja e studentëve që shkojnë në universitet dhe,  sa kohë të duhet për t’u diplomuar. Nismat mund t’u japin studentëve të ardhshëm një sasi të mirë informacioni,  që mund t’u vinte në ndihmë për të vendosur se në cilët universitete të regjistrohen.

Askush nuk mendon se është ide e keqe, por shumë njerëz – avokatë të privatësisë, republikanët e kongresit dhe kolegjet private –thonë  se mbledhja dhe  shpërndarja e këtyre të dhënave në nivel studentor mund të dhunojë një dekret të shkruar,  në ri-autorizimin e 2008-ës, në Aktin e Arsimit të Lartë. Si pasojë, projektligjet kanë ngecur në Senat, i mbërthyer në tension mes dy palëve  elektorale. Një dëshiron të përmirësojë vetëdijen e konsumatorit dhe një do të mbrojë privatësinë e individëve,  në një epokë ku nuk kanë mbetur shumë gjëra private. Është një konflikt i njohur mes privatësisë dhe së mirës publike dhe për shkak të teknologjisë, pak të përdorur, kriptografike  e që është përdorur për të zgjidhur përplasje të ngjashme, duhet të mos ekzistojë.

Dy vjet më parë, njerëzit me qëllim të mirë në Boston deshën të dinin pabarazinë e pagave mes burrave dhe grave. Këshilli i Forcës Punëtore të Gruas rekrutoi 69 punonjës , të gjithë që besonin se publikimi i diferencës në paga mund të ndihmonte në ndreqjen e një padrejtësie të gjatë sociale, por askënd që nuk i  donte të dhënat e pagesave të tyre, të parë nga sy të tjerë.

Përpjekja, mbërthyer në të njëjtën lloj harrese si projektligji i Senatit, ka gjetur një rrugëzgjidhje për shkak të algoritmeve kompleksë,  të ngjizur nga matematikanët teorikë 30 vjet më parë. Të quajturat  Përllogaritje të Sigurta Shumëpalëshe, mund të përdoren për të dhënë përgjigje rreth të dhënave nga shumë burime, pa i ekspozuar ato nga njëri burim tek tjetri.

Duke përdorur programe të zhvilluara në Institutin Hariri për Shkencat kompjuterike, Matematike dhe Inxhinieritë, në Universitetin e Bostonit, kompanitë e Bostonit kaluan të dhëna të enkriptuara në një shfletues uebi, të cilat u nëndanë  në mënyrë rastësore dhe më pas u riformuan  me çelësa,  që funksionojnë vetëm kur përdoren kolektivisht nga të gjitha palët. Asnjëra palë nuk i pa të dhënat e tjetrit, por të gjithë mësuan pabarazinë në paga: Gratë në kompanitë e Bostonit paguheshin 77 qindarka, për çdo dollar , të paguar burrave.

Ishte lajm i keq, por pasojat ishin të mira. Duke marrë guxim nga dija se teknika mund të garantonte privatësinë e të dhënave, më shumë kompani iu bashkuan përpjekjeve të mëvona dhe, më 2017 –ën, një studim vijues përfshiu 166 mijë e 705 punonjës në 114 kompani, që përbënin 16 përqind të forcës punëtore,  në zonën e Bostonit. Ai studim zbuloi se gratë e bardha fitonin vetëm 75 qindarka për çdo dollar, që i paguhej një burri të bardhë dhe aziatiket, afro-amerikanet dhe hispaniket bënin 71.52 dhe 49 qindarka respektivisht për çdo dollar të fituar nga një burrë i bardhë.

Kërkuesit e Universitetit të Bostonit po ndihmojnë ‘Dhomën e Madhe të Tregtisë’,  në Boston,  që të mësojë sesi shpesh punëdhënësit nënkontraktojnë punë për bizneset në pronësi të minoriteteve dhe janë duke mundësuar një platformë jofitimprurëse mbi raportimin e ngacmimeve seksuale,  për të identifikuar shkelësit përsëritës. E njëjta teknologji është vendosur edhe në përdorime të tjera. Lehtësi në tregtinë e energjisë elektrike, në vlerësimin e kredive, shërbimet e vendndodhjeve dhe kodimin e emaile-ve, duke i bërë të afta  aplikacionet  të kapërcejnë konfliktet e pashmangshme mes privatësisë dhe së mirës publike.

Mund të bëjmë të njëjtën për përpjekjet ligjvënëse, duke u thënë studentëve se çfarë duhet të dinë. Në fakt, versionet më të fundit të projektligjit Wyden-Rubio përfshijnë një kërkesë, që mbledhësit e të dhënave të përdorin Përllogaritjen e Sigurt Shumëpalëshe ose një teknologji tjetër që,  ofron privatësi më të madhe dhe siguri. Kjo kërkesë e ka shtyrë tashmë projektligjin më pranë miratimit: Shoqata Kombëtare e Kolegjeve dhe Universiteteve të Pavarur, e cila  ka kundërshtuar versionet më të hershme, ka shprehur vullnetin për të diskutuar rreth. Kundërshtarë të tjerë duhet të mbajnë shënim, për shkak se teknologjia që na vendos në telashin Privatësi kundrejt së Mirës Publike, mund edhe të na nxjerrë jashtë tij.

Të vendosësh se cilin universitet të ndjekësh është një detyrë shumë e rëndësishme dhe e kushtueshme, për t’u  ndërmarrë me informacion të kufizuar. Konsumatorët dhe liderët e arsimit të lartë duhet të mbështesin legjislacionin që mund t’u japë studentëve dhe prindërve të tyre, vetëbesim më të madh se po marrin vendimin e duhur. Në të kundërt, studentët dhe familjet do të lihen në terr në një prej vendimeve më të mëdhenj financiarë dhe personalë të jetëve të tyre.

*Azer Bestavros është drejtori themelues i Institutit Hariri, në Universitetin e Bostonit. Ai është kërkues shkencor dhe profesor në Departamentin e Shkencave Kompjuterike,  në Kolegjin e Arteve dhe Shkencave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë