Para

Hendeku gjinor dhe aksesi në kredimarrje

Të dhënat e regjistrit të kredive të Bankës së Shqipërisë mbi numrin e kredimarrësve, kreditë e marra dhe vlerën totale të tyre, pasqyrojnë diferenca të ndjeshme për kredi-marrjen midis dy gjinive.

Gjatë periudhës 2013-2016, numri i grave kredi-marrëse, megjithëse në trend rritës, ishte pothuajse sa gjysma e numrit të burrave dhe, shuma mesatare e kredisë së marrë nga një grua ishte sa gjysma e shumës mesatare të marrë nga një burrë.

Të dhënat e vitit 2018, tregojnë se numri i grave kredi-marrëse ka pësuar rritje nga 38,0 % në 41,0 %.

Burrat kredimarrës kanë një trend zbritës në 2018, krahasuar me një vit më përpara; nga 62,2 % në 59,0 %.

Në vitin 2018, pjesa e përfitueseve gra nga skemat mbështetëse të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, ka pësuar rritje nga 37 % në 46,0 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë