Nga Gazeta Si– Përpara luftës në Ukrainë, Shqipëria dhe i gjithë Ballkani Perëndimor ndodheshin përballë provokimeve të vazhdueshme të Rusisë, me unionin që e shtynte vit pas viti hapjen e negociatave dhe endrra europiane që dukej si një fantazi e së ardhmes.
Por duke ngjallur tensione të forta mes Serbisë dhe Kosovës dhe duke luajtur me konfliktet etnike në rajon, Moska i ra pa dashur alarmit për rrezikun që paraqet siguria e Ballkanit përunionin. Dhe pushtimi i Ukrainës ishte këmbana më e lartë për europianët.
Para luftës, Rusia e përdori bllokimin e negociatave për të treguar se BE-ja nuk ishte e besueshme. Tani BE-ja po e përdor pikërisht frikën nga ndikimi rus për të ringjallurzgjerimin.
Përpara konfliktit Rusia shkoi madje aq larg a t’i ofronte Shqipërisë t’i bashkohej Unionit Euroaziatik në vend që tëpriste pafund integrimin në Bashkimin Europian. Qëllimi i presidentit Vladimir Putin ishte i qartë: t’i tregonte Brukselit se në Ballkan nuk ka hapësira bosh.
Siç ka paralajmëruar eksperti Lisen Bashkurti, vakumi që la BE-ja me mos-hapjen e negociatave po kthehej në avantazh për Rusinë. Ai thotë se në politikë dhe në gjeopolitikë nuk ka zona të zbrazura; palët rivale i shfrytëzojnë menjëherë hapësirat e lëna bosh për të shtrirë praninë dhe interesat e tyre.
Kur Rusia ftoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, mesazhi sipas tij nuk ishte thjesht ekonomik. Ishte politik.
Ftesa zyrtare e Kremlinit kishte mbërritur në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme disa javë përpara se ajo të bëhej publike. Siç mësoi Gazeta Si, autoritetet shqiptare ishin kapur në befasi dhe nuk kishin vendosur ende ta bënin publike.
Në thelb, Rusia nuk kishte nevojë ta bindte Shqipërinë se Bashkimi Euroaziatik ishte alternativë reale ndaj BE-së. E dinte mirë që Tirana nuk do të ndërronte krah, por ftesa ishte një test për dobësinë europiane në rajon.
Serbia, e cila është pjesë e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, është kthyer në shembullin e vështirë që BE-ja nuk dëshiron ta shohë të përsëritur në rajon: një vend kandidat që kërkon rrugën drejt Europës, por që nuk shkëputet plotësisht nga Moska.
Dhe këtu qëndron ironia e madhe e historisë; tani është frika nga Moska ajo që po e shtyn unionin të mbajë Ballkanin mëpranë vetes.
Shqipëria është një nga përfitueset më të qarta të këtij ndryshimi. Nga një vend që priste pas Maqedonisë së Veriut, ajo është kthyer në një nga kandidatët më të avancuar tërajonit, së bashku me Malin e Zi. Ndërsa Shkupi mbetet i bllokuar nga çështjet kushtetuese dhe mosmarrëveshjet me Bullgarinë, Tirana po ecën përpara.
Por përparimi i Shqipërisë nuk është i pakushtëzuar.
Në metodologjinë e re të zgjerimit, kapitujt e shtetit të së drejtës hapen të parët dhe mbyllen të fundit. Kjo do të thotë se ritmi i negociatave nuk do të varet vetëm nga sa ligje miraton Shqipëria, por nga mënyra se si funksionojnë në praktikë drejtësia, administrata, prokurimet publike, lufta kundërkorrupsionit dhe institucionet demokratike.
Prandaj, lajmi i mirë për Tiranën është se nuk ndodhet më nëpritjen poshtëruese të vitit 2019. Lajmi i keq është se tani nuk ka më alibi. Nuk mund të thuhet më se BE-ja nuk e hapi derën. Tani dera është hapur dhe pyetja është nëse Shqipëria do të jetë në gjendje të kalojë pragun.
Në fund, Putin mund ta ketë kuptuar mirë vakumin që la BE-ja. Por ndoshta nuk e parashikoi se lufta e tij në Ukrainë do ta detyronte vetë Europën ta shihte zgjerimin me sy tjetër.
Rusia e përdori hezitimin europian për të provokuar Ballkanin. Por pushtimi i Ukrainës e detyroi Europën tëkuptojë se vakumi në Ballkan nuk ishte problem vetëm për Tiranën apo Shkupin. Ishte rrezik për vetë BE-në.
Dhe në këtë kthesë të madhe gjeopolitike, Shqipëria ka kaluarnga vendi që priste pas derës, në vendin që po ecën drejt fazësmë të avancuar të negociatave.
Tani nuk është më pyetja nëse Rusia do t’i ofrojë Shqipërisënjë derë tjetër. Pyetja është nëse Shqipëria do ta përdorë siçduhet derën që, më në fund, BE-ja ia hapi. /Gjuljana Toci
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje