Treg

Europa Lindore e dëshpëruar për fuqi punëtore

Tom Fairless-Akos Niklai thotë se ai ka rritur pagat në restorantin e tij historik në qendër të Budapestit me rreth 20% në çdo vit tre vitet e fundit. Megjithatë, ai ende vuan për ta mbajtur stafin.

Sipërmarrësi hungarez ishte i detyruar të mos u servirte drekë të shtunave klientëve të tij,  për shkak të mungesës së punonjësve. Papunësia në këtë vend me 10 milion njerëz ka qenë e ulët për një kohë të gjatë(3.6%), poshtë 10% krahasuar me pesë vjet më parë. “Është e vështirë të gjesh punonjës në Budapest,” tha Z. Niklai. “Pagat janë ende të një niveli të pamjaftueshëm.”

Në gjysmën e dhjetëra vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, kostot për orë të punës po rriten me 9% ose më shumë në vit, duke sfiduar një prirje të rritjes së dobët të pagave, që kanë vuajtur shumë vite më parë në ekonomitë e përparuara.

Rritja duket se i përgjigjet pyetjes që ekonomistët po kërkojnë prej vitesh: Papunësa e ulët a ndikon ende në rritjen e pagave?

Në shumë ekonomi Perëndimore, ky nocion është testuar me rritjen e pagave të ulta pavarësisht normave të papunësisë në rënie. Por në vende si Hungaria, Polonia dhe Republika Çeke, oferta dhe kërkesa nxisin rritjen e pagave pasi puna shkurtohet.

Ndasia kontinentale

Papunësia është e ulët në shumë vende përgjatë Europës, por pagesat po rriten më shpejt në lindje se në perëndim.

Kostoja e punës dhe papunësia, Tremujori i dytë 2018

“Këto mekanizma ekonomikë thelbësor po funksionojnë ende,” tha Nigel Pain, një ekonomist në Paris, pjesë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. “Nëse tregjet e punës shtrëngohen,  ne do të vëmë re ndryshime të çmimeve.”

Rritja e pagave po vendos nën presion liderët e Europës Lindore, shumë prej të cilëve kanë bërë thirrje për ujen e  kufizimeve të rrepta mbi emigracionin me qëllim për të lejuar më shumë punëtorë ose rrezikojnë rritjen më të ulët ekonomike në të ardhmen.

Sipas një raporti të OECD të muajit mars, në Poloni, për shembull, vendet vakante të punës kanë arritur një rekord të lartë , dhe më shumë se 40% e fabrikave të firmave thonë se shkurtimi i vendeve të punës po limiton prodhimin. Partia qeverisëse në Poloni ka kundërshtuar emigracionin nga vendet musulmane, dhe Bashkimi Europian në emër të një plani të përbashkët,  ka paditur Poloninë dhe vende të tjera për refuzim të emigrantëve..

“Presioni i pagave po rritet,” tha Andrzej Malinowski, presidenti i punëtorëve në Poloni, një federatë biznesi. Rreth 40% e kompanive në Poloni punësojnë njerëz nga fqinjët; Ukraina, dhe 30% synojë në pubësojnë ukrainas në një të ardhme të afërt, tha Z. Malinowski.

Çështjet e migracionit kanë qenë një faktor i rëndësishëm pas bumit të pagave. Punësimi Punësimi është veçanërisht i pakët në vendet ish komuniste sepse punonjësit kanë emigruar në Europën Perëndimore, ku ata mund të fitojnë më shumë. Dhe kufizimet për emigracionin jashtë BE-së shtojnë shtrëngimin e punës gjithashtu.

Papunësia e ulët u ka dhënë gjithashtu punëtorëve më shumë fuqi negociuese. Në Republikën Çeke, ku papunësia është 2.3%, më e ulta në BE—rritja mesatare e pagave u rrit 6% në vit  gjatë vitit në tre muajt deri në qershor, pas përshtatjes me inflacionin, në një afat 15 vjeçar. Punëtorët në Skoda, njësia çeke e Volksëagen AG, kohët e fundit iu rrit paga me 12% dhe patën bonuse më të mëdha.

Një prej zëdhënësve të Amazon.com Inc. bëri publike në fillim të Gushtit që do të rrisë pagat për orë për punëtorët e vet në rajon me 5% dhe 11%  për stafin në Republikën Çeke, deri në 17% në Poloni dhe 20% në Sllovaki.

“Vendet e Europës Lindore po përpiqen të bindin punonjësit të mos largohen,” tha Dan Bucsa, një ekonomist në bankën italiane UniCredit që është në rajon.

Z. Nikolai ndaloi t'u servirte drekë të shtunave klientëve të tij,  për shkak të mungesës së punonjësve

Inflacioni është rritur në rajon, por më pak se pagat—rreth 3.5% në Bullgari dhe Estoni, dhe 4.7% në Rumani, ku kostoja e punës për orë është rritur 16% në vit. Kjo do të thotë që punonjësit përfitojnë nga rritja e fuqisë blerëse, që mbështet konsumin dhe investimet.

Tek Sygic, një startup në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislava, e cila ka krijuar një aplikacion lundrimi për telefonat celularë, shefi ekzekutiv Martin Strigac ka rritur pagat për stafin e tij prej 160 vetësh mesatarisht rreth 10% në vit—më lart se niveli i inflacionit kombëtar vjetor që është 3%.

Firma së fundmi ka lëvizur stafin në zyra që ofrojnë klasa yoge, masazhe dhe tarracë për festa. Por, megjithatë Z. Strigac shqetësohet nëse do të gjejë punonjës gjatë zgjerimit të ardhshëm të kompanisë.

“Sllovakia ka një treg pune shumë të mbyllur, "tha Peter Kolesar, drejtor ekzekutiv i Neulogy, një firmë konsulence dhe investimesh në Bratislavë. "Ukraina është e mbushur me inxhinierë dhe inovacione të mahnitshme të It-së dhe ne duam të punojmë më shumë me to, por tani burokracia për të sjellë këdo këtu është ekstreme.”

Presidenti gjerman i Bundesbank Jens Ëeidmann ka argumentuar në Janar se migrimi nga vendet e tjera të BE-së pjesërisht ka ndikuar në uljen e presionit për rritjen e pagave në Gjermani. Sipas një studimi të Bundesbank, kjo ndodh sepse punëtorët emigrantë interesohen për punë në sektorë që ofrojnë paga të ulta. Po sipas Bundesbak, që prej 2011-ës, 1.8 milion emigrantë kanë mbërritur në Gjermani nga vendet e BE-së.

Sipas OECD-së, pagat janë ende të larta në Europën Perëndimore, por hendeku po ngushtohet. Punonjësit në Poloni fituan rreth 27,000 $ në vit në 2017, dhe ata në Slloveni rreth 35,000$, pas përshtatjes me ndryshimet në fuqinë blerëse. Kjo krahasohet me mesataren e pagave  prej rreth 44,000 $ në Francë  dhe 47,500$ në Gjermani.

Ndërsa mungesa e punonjësve në vendet e Europës Lindore i ndihmon punonjësit aktualë, ata e shohin me optimizëm perspektivën  e rritjes.

Sipas të dhënave të BE-së, rritja vjetore në Republikën Çeke Rritja vjetore në Republikën Çeke ishte 2.4% në tre muajt e parë, nga 5% në fund të vitit të kaluar. Ekzekutivi i BE-së, paralajmëroi në korrik se mungesa e punonjësve "përbën një rrezik në rritje" për ekonominë çeke, duke qenë se numri i vendeve të lira të punës ka qenë pothuajse dy herë më i madh se numri i të papunëve në tre muajt e parë të vitit.

Rritja ekonomike e Rumanisë është ngadalësuar në 4.2% nga 8.4% në mes të vitit të kaluar. Në një raport të marsit mbi ekonominë e Rumanisë, BE paralajmëroi se emigrimi dhe faktorë të tjerë "përfaqësojnë një zvarritje të konsiderueshme në rritjen potenciale ekonomike".

Në janar, qeveria çeke pranoi të dyfishojë numrin e ukrainasve emigrantë për të punuar në vend, numër që arriti në 19,600 në vit.

Në atë kohë, ministri i jashtëm i Republikës Çeke, Martin Stropniick tha në Twitter: "Ne po i përgjigjemi problemeve të punëdhënësve në rekrutimin e punëtorëve".

*Burimi: Wall Street Journal

*Përktheu: Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë