Para

Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Nga Gazeta ‘SI’ - Euro preku këtë të premte të 9 dhjetorit nivelin e saj më të ulët në më shumë se 10 vite, duke u këmbyer me 115.84 lekë. Edhe valutat e tjera e mbyllën javën po ashtu me rënie, dollari këmbehet me 109.7 lekë dhe paundi britanik me 134.3 lekë.

Historiku i euros vs. lek, janar 2011-dhjetor 2022

Në fillim të kësaj jave, Banka e Shqipërisë bleu 10 mln euro me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit dhe rritjes e rezervës valutore. Kjo tërheqje nga tregu e çoi euron në një nivel akoma më të ulët. Gjithsesi, fundviti është një verë e dytë për euron në tregun shqiptar, pasi qarkullimi dhe përdorimi i saj rritet, për shkak të faktorëve sezonalë.

Së fundmi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ka ripërsëritur se euro vazhdon të jetë e ulët përshkak të mbiçmimit të lekut dhe flukseve investimet direkte. Sipas Sejkos, një lek më i fortë ka zbutur dhe presionet e jashtme që vijnë nga importet në euro. Ai pranoi dhe se kërkesa për këtë monedhë është më e ulët se sa oferta e saj.

Zhvlerësimi i euros pritet të prekë depozitat që mbahen në këtë valutë, e cila ëshët zhvlerësuar mbi 2.5% kundrejt monedhës tonë vendase.

Në tregjet e huaja euro ka shfaqur stabilitet kundrejt dollarit, duke u këmbyer me 1.05 dollarë, pas një periudhe të errët, të shkaktuar nga inflacioni dhe vonesa e BQE-së për të rritur normat e interesit.

Vetë dollari amerikan vazhdon të shënojë rënie dhe vetëm në tremujorin e fundit është zhvlerësuar me 7%, pasi investitorët presin që banka Federale të ngadalësojë procesin e rritjes së mëtejshme të normës së interesave. Kjo sjellje ka shkaktuar dhe një rënie të yield-eve të titujve të thesarit në SHBA, duke bërë që tregjet të presin një recesion.

Dollari po zhvlerësohet dhe kundrejt juanit kinez, për shkak të bisedimeve të fundit për naftën. Një faktor i rëndësishëm për zhvlerësimin e dollarit së fundmi ka qenë dhe rënia e çmimit të naftës në tregjet botërore. Pas një takimi të fundit Kinë-Arabi Saudite u bisedua shkatërrimi i sistemit “petrodollar”, një marrëveshje e vjetër e vendit arab me SHBA-në, që synonte të mbante dollarin si monedhën më të fortë në glob.

Nga burimet e mediave, që nuk janë konfirmuar nga zyrtarët, Riadi i ka premtuar Pekinit që t’ja shesë naftën në juan dhe jo në dollarë, teksa Kina po bëhet gati të rihapë ekonominë pas rikthimit të Covid19-atje.

Takimi i 9 dhjetorit midis presidentit kinez Xi Jinping dhe emirit te Riadit, aisal bin Bende bin Abdulaziz

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë