Ka ndodhur

Prostitucion në një pallat në Durrës, në hetim edhe tre të huaj

Gazeta Si - Katër persona, mes të cilëve tre të huaj, me shtetësi amerikane dhe bjelloruse, janë vënë në hetim në Durrës, pasi akuzohen se ushtronin veprimtarinë e prostitucionit.

Me anë të një njoftimi, policia thotë se aktiviteti i prostitucionit ushtrohej në ambientet e një pallati në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 pasaporta, 5 celularë dhe shuma parash të valutave të ndryshme të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

"Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasin R. G., 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe për shtetasit N. B., 56 vjeç, T. S., 28 vjeçe dhe A. P., 36 vjeçe (me shtetësi amerikane dhe bjelloruse)", - njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë