Financa Personale

Si të përballoni Krishtlindjet në një krizë çmimesh

Krishtlindjet mund të jenë koha më e bukur e vitit, por edhe më e shtrenjta. Me thellimin e krizës së kostove të jetesës, ky sezon festiv mund të jetë më i vështirë se më parë.

Ekspertët financiare kanë folur gjithmonë për rëndësinë e buxhetimit të Krishtlindjeve dhe këtë herë duket të jetë më e rëndësishme. Meqë nuk hiqni dot pagesën e qirasë apo këstit të kredisë, mund të bëni disa ndërrime në listën e festave.

1. Rendit shpenzimet nga më e rëndësishmja

Bëni një listë me të gjitha shpenzimet festive dhe renditini sipas rëndësisë. Vendosni çfarë është domosdoshmëri për të pasur, ushqim p.sh dhe çfarë është thjesht çështje qefi. Lista e shpenzimeve duhet të përfshijë dhuratat, kartolinat, dekoret, çorapet, vaktet dhe rrobat e reja. Mund t'ju ndihmojë nëse ktheheni në pasqyrat bankare të vitit të kaluar për të parë se çfarë keni blerë. 

Pasi të keni gati listën tuaj, kontrollojeni përsëri. Brean Horne, Ekspert i Financave Personale, në Nerd Wallet, këshillon: “Priorizimi i shpenzimeve tuaja për Krishtlindje mund t'ju ndihmojë të shkurtoni kostot dhe të kurseni para. Ndani shpenzimet tuaja në kosto thelbësore dhe jo thelbësore. Aty ku është e mundur, përpiquni të gjeni alternativa më të lira ose ulni kostot tuaja jo thelbësore. Për shembull, organizimi i një darke në vend që të dilni për një vakt.”

2. Përcaktoni një buxhet dhe gjurmoni shpenzimet

Buxhetimi është një mënyrë e shkëlqyer për të gjurmuar shpenzimet festive. Sipas disa matjeve, në 2021-shin, një qytetar britanik harxhoi 548 paund vetëm për dhurata.

“Në bllok ose në një Excel, ju duhet të shënoni çdo shpenzim që bëni, nga ushqimi tek udhëtimet”, -thotë Brean. Kur buxheti është vendosur nuk duhet harruar asnjë shpenzim. Shkrimi i gjithçkaje që blini – qoftë në internet apo në dyqane – do t'ju ndihmojë të vazhdoni me të gjitha blerjet.

“Shumë njerëz ekzaltohen nga atmosfera dhe e harrojnë buxhetin”, -thotë Salman Haggi, gazetar finance në Money.Co.UK. “Vetja juaj në të ardhmen do të ishte shumë i lumtur nëse nuk tejkaloni shpenzimet dhe nuk prish buxhetet e dy muajve”.

3. Blini zgjuar

Salman rekomandon të kombinoni blerjet online me ato fizike dhe të zgjidhni vende pa kosto dërgimi. Zgjidhni banka që ju ofrojnë benefite për festa dhe shpenzimet e juaja. Ju mund të shfrytëzoni dhe Black Friday për t’i blerë paraprakisht ato gjëra.

4. Planifikoni vaktet dhe zgjidhni produktet e vet marketit

Reduktoni hedhjen e ushqimit dhe planifikoni vaktet, shmangni tepricat në gatim.

"Është shumë e lehtë të tërhiqesh dhe të biesh në grackën e blerjes së copave të vogla për darkën e Krishtlindjes," thotë Abigail Yearley, zëdhënëse për TopCashback.co.uk. "Sigurohuni që të uleni dhe të përpiloni një plan vaktesh, për të përcaktuar se çfarë do të gatuani dhe për sa njerëz do të kujdeseni, në mënyrë që të dini saktësisht se çfarë dhe sa duhet të blini."

Pasi të keni gjetur se çfarë duhet të blini, pse të mos shihni nëse mund të ndërroni me markat e veta të supermarketeve. Në shumicën e rasteve, nuk ka gjasa të vini re ndonjë ndryshim.

5. Provoni “Babagjyshin sekret” me buxhet të vogël

Me anë të Babagjyshit sekret ju vendosni emrat e të gjithë personave në një vend dhe çdokush zgjedh një emër të cilit ka për t’i bërë dhuratë, kështu të gjithë janë të gëzuar dhe ju do të shpenzoni vetëm një herë.

6. Kujdes me përdorimin e energjisë

 Krishtlindjet mund të të djegin faturën e energjisë nëse nuk bëni kujdes. Në vend që t’i gatuani vetëm ju vaktet, thuajini miqve tuaj të sjellin një gatim. Fikni dritat e pemës sepse fatura që ju vjen në fund të dhjetorit nuk do t’ja vlejë mbajtjen e tyre ndezur tërë ditën.

7. Blini në “dorë të dytë”

Shpenzoni shumë për dhuratat e Krishtlindjeve? Pse të mos bëni një vizitë rreth dyqanit tuaj lokal të të përdorurave për të parë se çfarë gurësh të çmuar mund të gjeni. Jo vetëm që do t'ju kursejë disa monedha, por blerja e lirë është e shkëlqyeshme për mjedisin dhe mund t'ju japë disa gurë të çmuar të cilësisë së mirë, të veçantë

8. E fundit, mos u stresoni

Krishtlindjet nuk duhet të jenë perfekte për të qenë të bukura. Festimet tona gjatë pandemisë  sigurisht e vërtetuan këtë. Nuk ka rëndësi nëse pema është më e vogël apo se dekoret nuk janë origjinale. /HouseBeautiful


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë