Drejtësia

Apeli i GJKKO rrëzon Sali Berishën, lë në fuqi masën ‘arrest në shtëpi’. Avokati Gjokutaj: SPAK, si parti politike

Gazeta Si- Apeli i GJKKO-së, nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, duke i lënë në “arrest shtëpie”, pasi janë nën hetim për korrupsion për aferën e privatizimit të klubit sportiv “Partizani”.

Në përfundim të seancës, avokat i Berishës, Genc Gjokutaj tha se ata kanë humbur disa beteja, por jo luftën, ndërsa shtoi faktin se SPAK po sillet si një parti politike.

“Derigjenca dy mujore ishte kopje e dy muajve të para. I njëjti tekst me të njëjtat fakte. Kishtë një shtesë që SPAK kishte dërguar një kërkesë në lidhje me faktin nëse ndërtimet kishin apo jo mbrojtje nga zjarri. Kjo ishte një risi që besoj do t'i japë shtysë hetimeve. Ne u shtymë për t’u njohur, sepse janë shumë fashikuj që ata t'i prezantojnë për fakte të reja, por ne kuptojmë që është i njëjti tekst".

Sipas Gjokutajt, "ky është një skandal më vete, ndërsa lideri i opozitës qëndron në arrest shtëpie, pa u zhvilluar hetime dhe pa u përcaktuar prova të reja. Ne nuk kemi humbur në shkallët e gjykatave, ne kemi konstatuar shkeljet skandaloze në këtyre gjykatave. Ne kemi humbur disa beteja, por nuk kemi humbur luftën. SPAK po vepron si parti politike, por ne do të vazhdojmë në rrugë ligjore”, tha Gjokutaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë