Shkencë

Editimi i gjeneve, klonet dhe shkenca e të bërit fëmijë 

Dikur ishte e thjeshtë. Vajza njihej me djalin. Gametat transferoheshin përmes tubacioneve, të përputhshme nga miliona vite evolucion. Pastaj, pas nëntë muajsh, një pjesë e atij sistemi tubacionesh, ia paraqiste produktin final botës. Tani, gjërat po ndërlikohen shumë. Një raport i publikuar shkurtin e kaluar nga Akademia Kombëtare e Shkencave, në Amerikë, i jep mbështetje të kualifikuar kërkimit në teknikat e editimit të gjeneve, aq e saktë sa,  sëmundje gjenetike si hemofilia dhe anemia e qelizave drapër mund të ndreqet përpara se embrioni të nisë të zhvillohet. Ideja e klonimit njerëzor ndezi një zemëratë, njëzet vjet më parë, kur delja Dolly iu zbulua botës, shumë zhurmë për asgjë, do të thoshin disa, tani. Por të tjera përparime teknologjike po e bëjnë klonimin njerëzor shumë më të zbatueshëm. Shumë janë të tmerruar me perspektivën e njerëzve që luajnë “rolin e zotit” me riprodhimin. Të tjerë, jeta e të cilëve është dëmtuar nga pamundësia për të pasur fëmijë apo sëmundjet gjenetike, argumentojnë me zjarr për të drejtën e lehtësimit të vuajtjes. Në të dyja mënyrat, shkenca po vjen dhe shoqëria duhet të rregullojë mendimet e saj.

Ku kishe humbur, biri im sykaltër?

Gama e opsioneve riprodhuese është zgjeruar në mënyrë konstante. Farëzimi Artificial me dhurues, që daton që në shekullin e 19-të dhe Fertilizimi in vitro, i përdorur fillimisht në 1970-ën, janë bërë teknika të përditshmërisë. Ashtu si edhe injeksioni intracitoplazmik i spermës, në të cilën qelizat e spermës futen fizikisht tek veza duke bërë baballarë, burra që përndryshe do të kishin qenë jopjellorë. Një tjetër praktikë u shtua vitet e fundit – transplantimi mitokondrik ose siç do ta quanin mediet, fëmijë me tre prindër. Bota mund të përballet së shpejti me mundësinë e vezëve dhe spermës të bërë prej qelizave trupit të prindërve të hamendësuar ( mundësisht lëkura) sesa nga vezoret dhe testikujt. Metoda të tilla ndajnë marrëdhënien seksuale nga riprodhimi. Shumica prej tyre sjellin mundësinë e zgjedhjes se cili embrion do të jetojë dhe cili do të vdesë. Si fillim ata mund të shihen si të neveritshme. Por një gjë që përvoja ka treguar, është se, në këtë fushë, neveria nuk është një guidë e mirë për politikat. Farëzimi artificial me dhurues, është marrë në shqyrtim nga të paktën një gjykatë amerikane si lloj i kurorëshkeljes dhe fëmija e lindur nga kjo metodë është quajtur i paligjshëm në sytë e ligjit. Farëzimi in vitro futi angështi mes teologëve,  nëse foshnjat e bëra në epruveta do të kishin shpirt.

Mënyrat e riprodhimit pa marrëdhënie seksuale po shumëfishohen. Historia sugjeron se duhen përqafuar

Neveria shpesh shkon përkrah alarmit distopik. Versionet e fantashkencës për editimin e gjeneve, imagjinojnë, le të themi, krijimin e mbinjeriut me inteligjencë të madhe dhe fuqi të jashtëzakonshme fizike. Kur Dolly u njoftua në shtyp, u shoqërua me plot  tituj rreth ushtrive me klone. Në të vërtetë askush nuk kishte as më të voglën ide sesi të krijonte “Übermenschen”, edhe nëse do të donin. E megjithatë, të dhënat tregojnë sesa shpejt shkenca riprodhuese mund të përparojë. Të menduarit rreth etikës së shkencës riprodhuese, merr kuptim, edhe për rezultate që nuk janë ende të disponueshme.  Ndihmë do të ishte, që diskutimi  të niste me farëzimin me dhurues dhe atë in vitro, që e ka bërë udhëtimin nga i tmerrshëm në shumë familjar. Të dyja metodat dhurojnë fëmijë të shëndetshëm për prindër të lumtur, që përndryshe do të kishin qenë vetëm. E njëjta do të dëshmohej e vërtetë për transplantimet  mitokondrike, që kanë për qëllim të shmangin sëmundjet e rralla, por të rrezikshme, të cilat prekin prodhimin e energjisë qelizore.

Prindërit e lumtur dhe fëmijët e shëndetshëm janë shembull i mirë, për të menduar rreth çdo lloj teknologjie riprodhuese. Siguria e procedurës është shqetësim kryesor. Duke dëshmuar se kjo është një pengesë e lartë. Kërkuesve po u lejohet, krejt gabimisht në sytë e disave, të eksperimentojnë me embrionet njerëzore, kur janë vetëm një tufë qelizash. Ata nuk munden, të eksperimentojnë me fetuset njerëzore. As nuk mund të eksperimentojnë lehtë në fetuset e kafshëve të afërt me njerëzimin, si majmunët e mëdhenj, duke qenë se janë kafshë të rralla dhe shpesh mbrohen ligjërisht. Deri tani, duhet të ketë një “kapërcim besimi”,  kur teknika që është testuar, mesa mundet brenda kufijve ligjorë, të përdoret vërtet.  Kjo do të vazhdojë, në mënyrë që të pengohen veprimet e agjentëve të lirë jashtë juridiksioneve të besueshme. Nuk është shqetësim teorik. Megjithëse Britania ka zhvilluar transplantime mitokondrike dhe ka qenë i pari shtet që i ka licencuar, i pari çift i njohur që ka bërë këtë transplantim  udhëtoi nga Jordania drejt Meksikës, për ta bërë.

Përcaktimi i kufijve të  asaj çka duhet lejuar, është edhe më i rrëshqitshëm. Por sërish, testi i prindërve të lumtur dhe fëmijëve të shëndetshëm është i duhuri. Rritja e spermës dhe vezëve nga qelizat e trupit është me siguri teknika e re më pak problematike, që së shpejti do të jetë ofertë. Një avantazh i kësaj qasjeje është se çiftet homoseksuale mund të kenë fëmijë të lidhur me të dy prindërit. Por ligji duhet të këmbëngulë që duhen përfshirë dy njerëz. Nëse një njeri përpiqet të jetë edhe baba edhe nënë e një fëmije, veza që del si rezultat i kësaj dhe sperma, pa iu drejtuar editimit të gjeneve, do të kombinojë një mutacion të dëmshëm në atë që mund të përbënte formën e fundme të vetëriprodhimit.

Editimi i gjeneve dhe klonimi përfshijnë më shumë sesa lumturinë e prindërve dhe shëndetin e fëmijëve. i pari editim gjenesh do të eliminonte sëmundjet gjenetike në një mënyrë që tani kërkon seleksionim të embrioneve – një përparim që shumë do ta duartrokisnin. Të rriturit do të duhet të ishin në gjendje të klononin kopje të përsosura të vetes, si një aspekt i vetëvendosjes. Por të prodhosh foshnja me tipare të reja dhe të klonosh të tjerët ngre pyetje të barazisë dhe nëse do të ishte e drejtë të përdoreshin indet e të tjerëve pa pëlqimin e tyre.

Një kuptim mbi identitetin

Pyetjet do të jenë me mijëra. A do të duhej që prindërit në zi të klononin një fëmijë të vdekur? Apo një vejushë bashkëshortin e humbur? A do të duhej që të pasurit që janë të gjendje të paguajnë për fëmijët e tyre që të jenë inteligjentë dhe të zellshëm, nëse të tjerët nuk do të mund ta përballonin një gjë të tillë?

Komisioneve të ekspertëve do t’u duhet të kërkojnë për përgjigje dhe gjykatat do të duhet të aplikojnë për rregulla – për të mbrojtur interesat e të palindurit. Ata do të jenë në gjendje të përcaktojnë precedentë, si binjakët identikë, ku shoqëria përballet me klone të dala në mënyrë të përsosur apo “vëllezër shpëtimtarë”, të përzgjedhur duke përdorur farëzimin in vitro për të siguruar qeliza staminale që mund të kurojnë një vëlla apo motër më të madhe, që është i sëmurë rëndë. Çdo lloj regjimi mund të përshtatet, rreziku nuk është se njerëzit do të sulen drejt ekstremeve ripohuese, por të frenimit dhe lënies së njerëz të vuajnë jashtë kuptimit të gazuar se çfarë është e drejtë. *The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë