Ne rrjet

Dosjet sekrete të Pentagonit, ukrainasit planifikuan sulme ndaj brigadës ‘Wagner’ në Siri

Operacioni më pas u pezullua nga presidenti Zelenski për shkak të vështirësive logjistike dhe ndoshta për shkak të presionit amerikan. Ndër objektivat, përveç pozicioneve të militantëve, ishte aeroporti i Latakias dhe një fabrikë gazi

Gazeta Si - Kievi po planifikonte një sulm ndaj grupit ushtarak rus “Wagner” në Sirinë verilindore me mbështetjen e SDF, forcat kurdo-siriane të vendosura në Sirinë verilindore, por më pas e braktisi planin.

Lajmi zbulohet sërish nga rrjedhjet e dosjeve sekrete nga Pentagoni. Në një dokument të parë nga gazeta "The Washington Post", shpjegohen detajet e planit.

Sipas gazetës amerikane, qëllimi ishte hapja e një fronti të ri lufte për të detyruar Rusinë të largonte forcat nga territori ukrainas. Por më pas, në dhjetor, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski urdhëroi ndalimin e operacionit.

Dokumenti - i cili shënohet HCS-P në disa vende, duke treguar se disa informacione vijnë nga burime njerëzore - detajon se si oficerët e Drejtorisë kryesore të Inteligjencës dhe shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, po merrnin parasysh trajnimin e agjentëve të SDF-së për goditur objektivat ruse dhe kryer "aktivitete të paspecifikuara 'veprim të drejtpërdrejtë' së bashku me sulmet me UAV (dronë)".

SDF-ja - e cila megjithatë mohon tani çdo përfshirje - do të kishte kërkuar në këmbim të mbështetjes së operacioneve ukrainase për stërvitje, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe garancinë se roli i tyre duhet të mbahej sekret.

Udhëheqja e SDF-së do të kishte ndaluar gjithashtu sulmet ndaj pozicioneve ruse në zonat kurde, thuhet në dokument.

Dhe këtu me siguri ka ngecur operacioni. Dokumenti tregon se Turqia ishte në dijeni të planifikimit dhe se zyrtarët turq "kërkuan të shmangin reagimet e mundshme" dhe sugjeruan që Ukraina të organizonte sulmet e saj në zonat kurde në vend të atyre në veri dhe veriperëndim nën kontrollin e grupeve të tjera rebele, disa prej tyre të mbështetur nga Turqia.

Megjithatë, Turqia kundërshtoi SDF-në dhe konsideron elementin kryesor ushtarak të saj, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit ose YPG, një grup terrorist. Por nga ana tjetër, SDF janë partneri kryesor i trupave amerikane në Siri në një funksion anti-ISIS.

Në realitet - thekson “Washington Post” - Turqia do të kishte pasur interes që Moska të reagonte ndaj sulmeve në Siri.

“Qëllimi i Turqisë në rajon është të eliminojë kapacitetin ushtarak dhe udhëheqjen e SDF-së”, tha një ish-zyrtar për gazetën amerikane. Pra, do të ishte në interesin e saj të provokonte zemërimin e Rusisë”.

Në nëntor, sipas dokumentit të zbuluar, oficerët e inteligjencës ushtarake ukrainase identifikuan gjithashtu pengesa logjistike, duke përfshirë "probleme me kontrollet kufitare brenda kurdëve dhe krijimin e një baze operacionale".

Është e paqartë pse Zelenski urdhëroi të pushonin operacionet e planifikimit, por ai mund ta ketë bërë këtë për një sërë arsyesh: presioni i SHBA-së, furnizimi i kufizuar i Ukrainës me dronë, ose dyshime për suksesin e sulmeve.

Një faktor tjetër mund të ketë qenë krahasimi me avantazhet në operacionet e inteligjencës ushtarake në Rusi, thuhet në dokument përsa i përket logjistikës, gjuhës dhe variablave të tjerë.

Por dokumenti gjithashtu identifikon objektivat e mundshëm: aeroportin Bassel al-Assad në Latakia, i cili ndan objektet me bazën ajrore Hmeimim, bazën kryesore ushtarake ruse në Siri, që do të sulmohej, duke përdorur "USVs" ose anije sipërfaqësore pa pilot.

Një hartë e bashkangjitur dokumentit nxjerr në pah bazën detare ruse në Tartus. Grafiku gjithashtu përmban një profil sulmi mbi "infrastrukturën e naftës dhe gazit", duke përfshirë një fotografi të "uzinës së gazit Jihar të lidhur me Ëagner", të cilën “The Post” e gheolokalizoi në fushat e gazit pranë qytetit të Palmyra-s.

Imazhi është i datës 5 janar dhe sugjeron llojet e mundshme të municioneve dhe objektivave. Së fundmi, në listën e objektivave të mundshëm, shfaqen pozicionet e grupit "Wagner", pranë qytetit sirian Furqlus.

Raporti pranon se sulme të tilla mund të "ndërlikojnë" operacionet e koalicionit amerikan në Sirinë lindore nëse Rusia kontrollon hapësirën ajrore siriane "në mënyrë më agresive" ose lëviz armët e mbrojtjes ajrore.

Dhe i referohet një incidenti të vërtetë që nuk ka dalë kurrë në dritë: më 27 nëntor, një sistem rus i mbrojtjes ajrore SA-22 me bazë në Sirinë lindore, qëlloi ndaj një droni amerikan MQ-9, por droni - shpjegon një zyrtar amerikan për “The Washingtonin Post” - nuk u godit nga raketa.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë