Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kievi ka nevojë për municione dhe mbështetjen tonë

Gazeta Si - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin hapi takimin e "Grupit të Kontaktit për Ukrainën" në bazën Ramstein në Gjermani këtë të premte 21 prill, me të paktën tre mesazhe të qarta.

1. Dokumentet e filtruara në internet duhet të konsiderohen të vjetruara. Shtetet e Bashkuara "konfirmojnë mbështetjen e plotë për Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme".

Kreu i Pentagonit i kishte thënë tashmë të njëjtën gjë kryeministrit ukrainas, Denys Shmyhal, më 12 prill në Uashington.

Rrjedhja e informacionit në platformën “Discord” daton në periudhën midis fillimit të shkurtit dhe mesit të marsit.

Austin njoftoi gjithashtu paketën e re të ndihmës ushtarake amerikane: 325 milionë dollarë të tjera duke e çuar totalin në 35 miliardë dollarë. Domethënë 63% e 55 miliardëve të akorduara nga 54 vendet që formojnë "Grupin e Kontaktit".

2. Ukrainasit kanë nevojë urgjente për municion, artileri me rreze të gjatë dhe avionë luftarakë. Ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov do të përsërisë sot atë që Presidenti Volodymyr Zelensky i tha dje, të enjten 20 prill, Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Austin ka dhënë garanci për municionet, por drita jeshile që amerikanët të dërgojnë F-15 apo F-16 nuk pritet. Por kjo mund të jetë surpriza e samitit.

3. Gjenerali amerikan Antonio Aguto, do të bëjë një bilanc të skenarit ushtarak. Austin dhe ministrat e tjerë duan të kuptojnë se cili do të jetë ndikimi i mjeteve të reja në dispozicion të Zelenskit, duke filluar me tanket “Leopard” ose baterinë kundër raketave “Patriot”.

Për më tepër, do të duhet të shqyrtohen vështirësitë dhe vonesat në furnizime, në trajnimin e ushtarëve dhe në mirëmbajtjen e automjeteve. Të gjitha parakushtet për nisjen e kundërofensive të pritshme pranverore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë