Ka ndodhur

Heroinë dhe kokainë në banesë, babë e bir arrestohen në Lushnjë

Gazeta Si - Babë e bir janë arrestuar në Lushnjë, pasi akuzohen se e kishin kthyer shtëpinë në një bazë për përpunimin dhe përgatitjen e dozave të drogave të forta të cilat më pas shiteshin në afërsi të shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme.

Policia njofton se janë sekuestruar në banesën e tyre 420 doza heroine, 77 doza kokaine, një sasi lënde e dyshuar si përzierës i lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike, vlerë monetare që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.

Për këtë rast u kapën në banesë duke pregatitur doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kokainë, shtetasi I. B., 61 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi V. B., 32 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

"Në vijim të veprimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier u bë i mundur arrestimi i dy shtetasve të mësipërm, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin punën për pregatitjen dhe shitjen e lëndëve narkotike", - njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë