Para

Dollari pëson rënie në tregjet valutore

Dollari ka qënë drejt rënies këtë javë. Programit i ri masiv i rezervës federale për të ndihmuar kompanitë e vogla përmes kredive si dhe shenjat e ngadalësimit të koronavirusit kanë çuar në rënien e kërkesës të kësaj monedhe.

Paundi britanik ka marrë veten kundrejt dollarit dhe euros e ky përmirësim është bërë e më i dukshëm me daljen e kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson, nga kujdesi intensiv shëndetësor si rezultat i infektimit të tij me covid-19.

Valutat e vendeve naftë prodhuese gjithashtu kanë pësuar rritje ndaj dollarit por e ardhmja mbetet e paqartë. Kjo si rezultat i dyshimeve që nëse marrëveshja midis OPEC-ut dhe aleatëve të saj për reduktim masiv të ofertës së naftës do të jetë e mjaftueshme për të evituar kolapsin që ka pësuar kërkesa e naftës.

Sentimenti i Riskut (në anglisht sentiment risk një term që përdoret për të përshkruar se si investitorët po sillen në tregjet financiarë) po vjen duke u përmirësuar këtë javë duke dhënë shenja se mbase pandemia po ngadalësohet në ShBA dhe në vatrat europiane, por disa analistë mbeten skpetikë duke marrë në konsideratë faktin që shumë pak dihet për virusin dhe shumë vende po vazhdojne të përballen me konsekuencat masive ekonomike të shkaktuara nga shpërthimit i koronavirusit.

“Fed-i ka marrë shumë masa të ndryshme kundrejt goditjes nga covid-19 por rezultati final në ekonomi mbetet rritja e ofertës së dollarit”, shprehet Junichi Ishikawa strateg i vjetër në shkëmbimet valutore për firmën IG Securities në Tokio. “Gjithashtu lajmet e mira për ngadalësimin e përhapjes së virusit kanë çuar në reduktimin e konvertimit të valutave të ndryshme në dollar”, shton zoti Ishikawa.

Kundrejt euros dollari po qëndron momentalisht në vlerën $1.0941 dhe është drejt një rënieje prej 1.3% gjatë përfundimit të kësaj jave.

Me frangën sviceriane dollari momentalisht vlerësohet me 0.9657 franga zviceriane duke shënuar një rënie kundrejt valutës zviceriane prej 1.1% gjatë kësaj jave.

Aktiviteti i tregtisë së shkëmbimit valutor pati rënie të ndjeshme gjatë orëve aktive të bursave aziatike si rezultat i mbylljes së tregjeve financiare në Australi, Hong Kong, Singapor, Angli dhe ShBA prej festimeve të “Premtes së Mirë”.

Fed-i të enjten anoncoi një program prej $ 2.3 bilionë në kredi për qeveritë lokale dhe bizneset e vogla e të mesme, hapi i fundit ky i marrë gjër tani për të ndihmuar ekonominë amerikane në luftën kundrejt krizës së ardhur nga koronavirusi.

Fed-i ndërkohë ka ulur normat e interesit në zero, ka rritur likuiditetin e dollarit në treg për të luftuar mungesat e tij në tregjet valutore e si rezultat dollari po pëson rënie e duket se gjendet në tregun e ariut (në anglisht bear market është term që përdoret kur një instrument financiar është në rënie )

Në lidhje me valutën japoneze dollari ka qëndruar thuajse i pandryshuar këtë javë në vlerën mesatare prej 108.41 yen-ësh e këtu ka kontribuar rritja e shqetësimeve të përkeqësimit të infektimeve nga koronavisuri si dhe deklarimi i gjendjes së emergjencës në Japoni. Këto faktorë kanë ulur ndjeshëm shitjen e dollarit kundrejt yen-it.

Ndërsa me valutën kineze dollari ka pësuar rënie e është drejt një rënieje prej 0.8% gjatë kësaj jave. Në forcimin e yuan-it ka ndikuar raportimi i ulët që vjen nga Kina në lidhje me numrin e të infektuarëve nga koronavirusi si dhe hapja graduale që po i bëhet ekonomisë së saj.

Gjithashtu rënie dollari pati e kundrejt valutës Australiane e cila është shumë e ndjeshme ndaj sentimentit të riskut si rezultat i varësisë së lartë që ajo ka me Kinën dhe shkëmbimeve tregtare boterore të produkteve. Dollari australian ka pësuar rritje prej 6% gjatë kësaj jave kundrejt dollarit amerikan.

Gjatë kësaj jave kundrejt dollarit amerikan po më të fuqishme gjithashtu kanë qënë dhe dollari kanadez, valuta norvegjeze e rubla ruse. Por nuk mund të thuhet me siguri nëse ky trend rritës do të vazhdojë e gjatë javës tjetër.

Burimi: Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë