Njerez

Çfarë ndodh kur rriten ‘fëmijët gjeni’

Një djalë katër vjeçar bëri bujë këtë javë pasi u bë anëtari më i ri në Mbretërinë e Bashkuar i Mensa, shoqëria për njerëzit me IQ shumë të lartë.

Teddy, i cili mund të numërojë deri në 100 në gjashtë gjuhë duke përfshirë gjuhën mandarine është tashmë shumë më i avancuar se bashkëmoshatarët e tij.

Por çfarë ndodh me fëmijët si Teddy kur rriten?

Dy dekada më parë, Christopher Guerin ishte në një pozicion të ngjashëm me Teddyn. Ai u kurorëzua si fëmija më i zgjuar i Britanisë në moshën 12-vjeçare në vitin 2002, duke mposhtur mijëra fëmijë të tjerë.

"Ishte diçka që unë dhe familja ime nuk e prisnim fare", thotë Guerin, tani 32 vjeç, nga Birmingham.

Me një IQ prej 162, ai ishte tashmë një anëtar i Mensa-s.

Fitorja e tij i hapi shumë mundësi, duke përfshirë ftesën për një udhëtim falas në Irlandë, origjina e prindërve të tij.

Kishte një pritshmëri që ai të shkëlqejë kur të rritet dhe kjo nuk i ndikoi negativisht, ndryshe nga çfarë mendohej.

“Unë personalisht iu përgjigja mirë gjithë kësaj pritshmërie”, thotë ai.

Ai thotë se dhe nëse nuk do të kishte fituar, gjithsesi do të kishte dashur që të shkëlqente në çdo gjë por padyshim se fitorja si “fëmijë gjeni” i dha atij një shtysë më të madhe.

Fëmija më i zgjuar i Britanisë tani ka tre diploma master, përfshirë një nga Kembrixhi, dhe aktualisht është duke studiuar për doktoraturën e tij.

Ai punon si ndihmës drejtor në një shkollë të mesme dhe gjithë përvojën e tij si fëmija gjeni e përdor sot për të nxitur nxënësit e tij.

“Ndoshta kjo është mënyra se si mund ta përdor atë titull që mora kur isha i vogël”, thotë Guerin.

Arran Fernandez, 27 vjeç, ishte një tjetër fëmijë i talentuar dhe thotë se as ai nuk u trajtua si fëmijë gjeni kur u rrit.

Ai ishte vetëm 15 vjeç kur shkoi në Universitetin e Kembrixhit për të studiuar matematikë, duke u bërë studenti më i ri i Kembrixhit që nga viti 1773. Në moshën 18 vjeç ai ishte matematikani kampion i universitetit.

Fernandez thotë se përvoja e tij nuk ishte diçka normale si e të gjithëve por as diçka e jashtëzakonshme.

“Ishte unike si çdo përvojë në jetë. Nuk jam ndjerë kurrë ndryshe nga moshatarët e mi”.

Ai thotë se nuk i pëlqen termi " fëmijë gjeni ".

"Unë nuk isha dhe nuk jam një gjeni, thjesht dikush që iu dhanë mundësi të jashtëzakonshme arsimore dhe ishte në gjendje të përfitonte më të mirën prej tyre".

Ai thotë se mundësitë dhe mbështetja që kishte nuk e bëjnë atë "më të mirë" se kushdo tjetër.

Natyrisht, të jesh i talentuar si fëmijë nuk do të thotë se do të vazhdosh njësoj dhe kur të rritesh.

Jocelyn Lavin, e cila u rrit si një talent muzikor dhe u pranua në shkollën prestigjioze të Muzikës Chetham në Mançester, thotë se të qenit një fëmijë gjeni nuk e ndikoi negativisht teksa rritej.

Jocelyn Lavin kur ishte fëmijë dhe tani e rritur

Ai thotë se ka një jetë të thjeshtë, pa ndonjë gjë ekstra që mund të mendohet se përfshin të qenit “fëmijë gjeni” në të kaluarën.

Ajo ka punuar si mësuese dhe sekretare, ndërsa pak javë më parë ka aplikuar për “rolin e saj perfekt”.

Ai plotësoi një formular në një aplikim për një rol dhe u refuzua me pretekstin se nuk ishte personi që u duhej.

“Kjo më bëri të mendoj se aftësitë e mia po më pengojnë në kërkimin e punës”.

Wendy berliner, eksperte arsimi thotë se çdo gjë ndryshon me rritjen dhe suksesi vjen duke qenë një njeri i vendosur, më shumë sesa dikush që ka qenë “fëmijë gjeni”.

Burimi: BBC. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë