Mendim

Bota pas koronavirusit do të jetë ndryshe

*Yuval Noah - Njerëzimi po përballet me një krizë globale. Mbase me krizën më të madhe të gjeneratës sonë. Vendimet që njerëzit dhe qeveritë do të marrin përgjatë javëve të ardhshme do t’i japin formë botës për vite të tëra që do na pasojnë. Ato vendime jo veçse do t’i japin formë sistemit tonë shëndetësor por dhe politikës e kulturës. Ne duhet që të veprojmë në mënyrë të shpejtë e deçisive. Gjithashtu duhet të marrim në konsideratë konsekuencat afat-gjata të veprimeve tona. Midis zgjedhjeve të alternativave të ndryshme ne jo veçse duhet të pyesim se si duhet t’a kalojmë këtë kërcënim imediat, por gjithashtu  se në çfarë bote dëshirojmë të jetojmë sapo kjo stuhi të kalojë. Po kjo “stuhi” do të kalojë, njerëzimi do të mbijetojë, shumica prej nesh do të mbetet gjallë por do të banojmë një tjetër botë.

Shumë prej masave emergjente që janë marrë në këtë periudhë do të bëhen stil jetese. Kjo është natyra e efekteve përcjellëse të emergjencave. Ato shpejtojnë proçese kulturore e stile jetese që mund të donin shumë kohë për t’u bërë pjesë normale e jetesës sonë. Vendime që në kohë normale mund të donin vite për t’u shqyrtuar aprovohen në punë orësh. Teknologji të pamaturuara dhe të rrezikshme futen në shërbim sepse risqet e të mos bërit diçka janë akoma më të mëdha. Vende të tëra shërbejnë si kavie eksperimentale për eksperimente në shkallë gjigande shoqërore. Çfarë ndodh kur secili prej nesh punon nga shtëpia e komunikon veçse në distancë ? Çfarë ndodh kur shkolla të tëra dhe universitete realizohen online ? Në kohë normale qeveritë, bizneset dhe bordet e edukimeve kurrë nuk do t’a aprovonin kryerjen e këtyre eksperimenteve. Por këto nuk janë kohëra normale.

Në këtë kohë krize ne përballemi me dy zgjedhje të rëndësishme. E para është midis survejimit totalitar dhe dhënies së qytetarit fuqinë për të vendosur vetë . E dyta është midis izolimit nacionalicst dhe solidaritetit botëror.

Survejimi shumë i afërt (under-the-skin)

Në mënyrë që të ndalohet epidemia, popullata të tëra duhet t’iu binden udhëzimeve apo urdhërave të caktuara. Ka dy mënyra kryesore për t’a arritur këtë. Një metodë është përmes monitorimit shtetëror të individëve dhe ndëshkimit të atyreve që thyejnë rregullat. Sot për herë të parë në histori, teknologjia na e mundëson monitorimin e çdokujt 24 orë pa ndalesë. Pesëdhjetë vite më parë KGB-ja nuk mund t’a përndiqte aktivitetin e secilit sovjetik gjatë gjithë kohës e as nuk mund të shpresonte në një proçesim efektiv të gjithë informacionit të mbledhur. KGB-ja varej nga agjentët njerëzor dhe analistët e saj kështu që ajo nuk mund të vendoste një agjent për të përndjekur secilin qytetar. Por tani qeveritë mund t’i besojnë sensorëve dixhitalë të kudogjëndur dhe algoritmeve të fuqishëm në vënd të “hijeve” prej mishi e gjaku.

Në luftën e tyre kundër epidemisë së koronavirusit disa qeveri kanë vendosur e pozicionuar mjete të reja survejimi. Rast më i shquar është ai në Kinë. Përmes monitorimit të afërt të celularëve të njerëzve, shfrytëzimit të milionave kamerave me aftësinë e identifikimit të fytyrave të njerëzve, dhe detyrimit të individëve në kontrrollimin e raportimin e temperaturave të trupave të tyre dhe gjëndjeve shëndetësore të tyre, autoritetet kineze jo veçse mund të identifikojnë shpejtazi mbarëtsit më Covid-19 por mund të gjurmojnë lëvizjet e tyre dhe këdo me të cilin ata kanë kontaktuar.

Një protestues që mbulon kamerën e sigurisë në Hong Kong (Foto nga Chris McGrath/Getty Images)

Kjo teknologji nuk është e limituar veçse në Azinë lindore. Kryeminstri Benjamin Netanyahu i Izraelit së fundmi autorizoi agjensinë e sigurisë së Izraelit të vendosë teknologji survejimi, që normalisht ishte e rezervuar për terroristët në luftim, për të ndjekur fshehurazi të infektuarit me koronavirus. Kur paralmenti refuzoi pranimin e kësaj kërkese, Netanyahu e aprovoi dhe përshepjtoi integrimin e kësaj teknologjie përmes një “dekreti emergjent”.

Shumë prej neve mbase nuk na bën përshtypje kjo lëvizje poltike pasi në vitet e fundit qeveritë dhe kompanitë (siç ishte dhe rasti i Cambridge Analytica) janë duke përdorur teknologji të nivelit të lartë për të na ndjekur, monitoruar dhe manipuluar.  Por nëse nuk tregohemi të kujdesshëm kjo mund të përbëjë një çast vendimtar në historinë e survejimit. Jo veçse që mund të normalizojë vendosjen e pozicionimin e mjeteve survejuese që në shumë vende është refuzuar, por se mund të nënkuptojë tranzicionin dramatik nga survejimi “over the skin” (pra së largu) në atë “undër the skin” (së afërti)

Iluzioni i Situatës “Emergjencë”

Një nga problemet me të cilat përballemi në aspektin se ku qendrojmë me nivelin e survejimit është që asnjë prej nesh nuk e di ekzaktësisht mënyrën se si po survejohemi e se si do të transformohet kjo teknologji. Teknologjia e survejimit po zhvillohet me një shpejtësi marramëndëse dhe ajo çfarë dukeshe shkencë e filmave (science fiction) dhjetë vite më parë sot është jo veçse realitet por dhe përbën lajm të vjetër. Si një eksperiment mendimi konsideroni një qeveri hipotetike e cila i kërkon secilit qytetar të veshë një byrzylyk biometrik që monitoron trupin dhe zemrën 24 orën në ditë. Të dhënat më pas mblidhen e analizohen nga algoritmet e qeverisë. Algoritmet do t’a dijnë se kur ti je sëmurë përpara se ti t’a dish, e gjithashtu do të dinë se ku ti ke qënë e kë ti ke takuar. Zinxhirët e transmetimit të infektimit në këtë mënyrë mund të reduktohen në mënyrë drastike e mbase të priten fare. Një sistem i këtillë mund të ndalojë epideminë në punë ditësh. Duket e mrekullueshme apo jo ?

 Disavantazhi, sigurisht, është se kjo do të legjitimonte një sistem të ri të tmerrshmë survejimi. Nëse ti di se unë kam klikuar në një link të Fox News-it dhe jo CNN-it, mbase kjo mund të të tregojë ty diçka dhe mbi pikëpamjet e mia politike e mbase e mbi personalitetin tim. Por nëse ti monitoron se çfarë i ndodh temperaturës së trupit tim, presionit të gjakut, dhe rrahjeve të zemrës teksa unë shoh një video në internet ti mund të mësosh se çfarë më bën mua të qesh, të qaj, e se çfarë më bën mua shumë të nervozuar.

Është e rëndësishme të dimë se inati, gëzimi, mërzia dhe dashuria janë fenomene biologjike ashtu si i ftohti që marrim apo e kollitura. Nëse korporatat dhe qeveritë nisin të mbledhin të dhënat tona biometrike në masë, ata mund të na njohin ne shumë më mirë seç ne e njohim vetveten. Kështu ata jo veçse mund të parashikojnë ndjenjat tona por gjithashtu mund t’i manipulojnë ato e të na shesin neve gjithçka qoftë ai një produkt apo politikan. Monitorimi biometrik do t’a bëjë teknologjinë e përdorur nga Cambridge Analytica si diçka të ardhur nga epoka e gurit. Imagjinoni Korenë e Veriut ku secili prej qytetarëve mban veshur një byrzylyk biometrik 24 orë pa ndalesë. Nëse ti dëgjon një fjalim të liderit suprem dhe byrzylyku vën re se ti po përjeton ndjenja inati, nuk e ke të gjatë...

Ushtar koreano verior duke parë përtej zonës së demilitarizuar koreane (DMZ) Burimi: Edward N. Johnson

Ju sigurisht mund të argumentoni se rasti i byrzylqeve të survejimit biometrik do të jetë një masë e përkohshme e ndërmarrë në një periudhë emergjence. E më pas do të zhduket sapo periudha e emergjencës të mbarojë. Por masat e përkohshme kanë një veçori të keqe e të tej-kaluarit në jetëzgjatje të emergjencave, veçanërisht po të aludosh se gjithnjë do të kete diçka emergjentë në horizont me të ciliën mund të përballemi. Vendi im Izraeli, përshëmbull, deklaroi situatën e emergjencës gjatë luftës për pavarësi të 1948-ës e cila justifikoi një seri masash të pazbatuara më parë si censurimi i medias dhe konfiskimi i tokave ndër shumë të tjera. Lufta e Pavarësisë u fitua por Izraeli pas gjithë kësaj kohe nuk e deklaroi fundin e situatës emergjente e madje ka dështuar në rrëzimin e shumë prej masave të përkohshme të 1948-ës.

Edhe kur Infeksionet nga Covid-19 të jenë në zero disa qeveri të uritura për të dhëna të qytetarëve të tyre mund të argumentojnë se i’a u kanë nevojën sistemeve të survejimit biometrikë si rrjedhojë e një frike nga një valë e dytë koronavirusi apo se mund të ketë ndonjë sëmundje të ngjashme me Ebolën në Afrikë apo se .... e kuptoni besoj se ku dua të dal apo jo ?

Një luftë e madhe po zhvillohet përgjatë viteve të fundit mbi privacinë tonë. Kriza e koronavirusit mbase mund të përbëjë pikën vendimtare të drejtimit të ardhmes sonë njerëzore. Kjo pasi kur njerëzve i’u duhet të zgjedhin midis privacisë dhe shëndetit ata shpesh nuk ngurojnë të zgjedhin shëndetin.

Rregjim policesk apo fuqi mendimi e zgjedhje për njerëzit

T’i pyesësh njerëzit midis zgjedhjes së privacisë dhe shëndetit përbën në fakt rrënjën e problemit tonë. Kjo pasi është një zgjedhje fallco. Në duhet që t’i shijojmë të dyja njëkohësisht si privacinë ashtu dhe shëndetin. Në mund të zgjedhim të mbrojmë shëndetin dhe të ndalojmë epideminë e koronavirusit duke mos institucionalizuar një regjim të survejimit totalitar, por duke i’u dhënë më shumë fuqi në vetvendosje qytetarëve. Në javët e fundit disa prej përpjekjeve më të sukseshme në përmbajtjen e përhapjes së koronavirusit janë orkestruar nga Korea e Jugut, Taivani dhe Singapori. Teksa këto vënde  i kanë përdorur disi në avantazhin e tyre këto aplikacione gjurmimi ato përsëri janë mbështetur më së shumti në testimet e shumta të qytetarëve si dhe në raportimet e ndershme e gatishmërinë e ko-operimit për një publik më të mirë-informuar.

Grafikë që ilustron kontrrollin e shtetit tek qytetarët

Monitorimi i centralizuar dhe ndëshkimet e ashpra nuk janë mënyra e vetme për t’i bërë njerëzit t’iu binden udhëzimeve që janë për të mirën e të tërëve. Kur njerëzve i’u thuhen faktet shkencore dhe kur njerëzit i besojnë autoriteteve publike që t’ia u thonë këto fakte njerëzit mund t’i marrin vendimet e duhura apo të bëjnë gjënë e duhur pa nevojën e një “Vëllai Të Madh” (Big Brother) që na rri mbi shpatulla e na ndjek çdo hapin tonë. Një popullatë e vetë-motivuar dhe vetë-informuar zakonisht është disa herë më e fuqishme dhe më efektive se një popullatë injorante dhe e drejtuar nga një rregjim thuajse policesk.

Merrni si shëmbull larjen e duarve me sapun. Kjo ka qënë një prej avancimeve më të mëdha në higjenën njerëzore. Ky akt kaq i thjeshte ka shpëtuar me miliona jetë çdo vit. Ndonëse ne nuk i kushtojmë shumë rëndësi këtij xhesti dhe benefiteve të saj nuk duhet të harrojmë se në shkekullin e 19-të shkencëtarët zbuluan rëndësinë e vlerën e saj. Më përpara doktorët e infermierët kalonin sa në një operacion në tjetrin pa i larë duart. Tani miliona njerëz i lajnë duart jo prej frikës së policisë por prej kuptimit të fakteve pozitive që vijnë me këtë xhest të thjeshtë. Unë i laj duart me sapun pasi kam dëgjuar për bakteret dhe e di që këto organzima të vegjël shkaktojnë sëmundje si dhe që mund të hiqen nga duart tona përmes larjes me sapun.

Por të arrish këtë nivel pajtueshmërie, kuptimi e ko-operimi ty të nevojitet besimi. Njerëzit duhet që t’i besojnë shkencës, t’i besojnë autoriteve publike dhe t’i besojnë medias. Përgjatë viteve të shkuara, politikanë të pandërgjegjshëm kanë minuar qëllimisht besimin në shkencë, në autoritetet publike si dhe në media.  Normalisht që ky besim që ka pësuar erozion prej shumë vitesh nuk mund të ringrihet brenda natës. Por këto nuk janë kohëra normale. Në moment krize, mëndjet gjithashtu mund të ndryshojnë me shpejtësi. Ti mund të kesh argumenta e debate të nxehta me vëllezerit e tu prej vitesh por kur një emergjencë ndodh ti papriturazi zbulon një rezervuar të fshehur besimi dhe  miqësie dhe ju vraponi për të ndihmuar njëri tjetrin. Në vend të ndërtimit të një regjimi survejues, nuk është shumë vonë të ndërtosh besimin e njerëzve në shkencë, autoritete publike, dhe në media. Në definitivisht duhet që t’i përdorim teknologjitë por përdorimi i tyre duhet të jetë për t’iu dhëne më shumë fuqi në vendimmarrje njerëzve. Unë jam në favor të monitorimit të trupit tim, temperaturës sime dhe presionit të gjakut tim, por këto të dhëna duhet të më shërbejnë mua që unë të marr vendime më të mira për veten time e jo për për të krijuar një qeveri të plotëfuqishme. Këto të dhëna duhet që mua të më bëjnë që unë të marr vendime më të informuar e njëkohësisht t’a mbajnë qeverinë të përgjegjshme për zgjedhjet e saj.

Nëse unë mund të gjurmoj konditat e mia mjekësore 24 orë në ditë, unë mund të mësoj që jo veçse nëse jam bërë kërcënim për shëndetin për të tjerët por gjithashtu të di se cilat zakone kontribuojnë në të mirën apo të keqen e shëndetit tim. Dhe nëse unë mund të aksesoj e analizoj statistika të besuara mbi përhapjen e koronavirusit atëherë unë mund të jem në gjëndje të vendos nëse qeveria po më thotë të vërtetën apo nëse po adopton politikat e duhura për të luftuar këtë virus. Kur njerëzit flasin, mos të harrojmë se kjo teknologji survejimi mund të përdoret ashtu siç nga qeveritë për të monitoruar njerëzit ashtu dhe ansjelltas pra njerëzit të monitorojnë qeverinë.

Koronavirusi kështu është një test madhor i civilizimit. Në ditët e ardhshme secili prej nesh duhet t’i besojë të dhënave shkencore dhe ekspertëve të shëndetësisë krahaz teorive konspirative. Nëse ne dështojmë të bëjmë zgjedhjen e duhur ne mund ta gjejmë veten duke nënshkruar e duke i dhënë lamtumirën lirisë sonë aq të vlefshme nën iluzionin e një rrugëtimi drejt një rruge më të mirë për shëndetin tonë.

Grafikë që ilustron bashkëpunimin e kombeve

Një plan botëror i përbashkët    

Zgjedhja e dytë e rëndëishme me të cilën përballemi është midis izolimit nacional dhe solidaritetit botëror. Të dyja së bashku, epidemia dhe rezultati i krizës ekonomike janë probleme botërore. Ato mund të zgjidhen në mënyrë efektive veçse midis ko-operimit botëror.

Fillimisht është me shumë rëndësi që ne të ndajmë informacion me njëri tjetrin për t’a mundur këtë virus. Informacioni sot është me shumë vlerë pasi ajo çfarë mjekët sot në Itali zbulojnë mbi pacientët e tyre mund të shpëtojë jetë në Teheran nesër. Nëse Anglia tani heziton midis zgjedhjes së politikës së duhur për t’u marrë kundrejt koronavirusit ajo mund të mësojë nga Korea e cila është përballur me këtë problem muaj më parë.

Vëndet duhet të jenë të gatshme të ndajnë informacione me njëra tjetrën dhe të jenë të përulura për të marrë këshilla. Ne gjithashtu duhet të kemi një përpjekje mbarë botërore për të mundësuar transportimin e pajisjeve mjeksore, pajisjeve testuese për Covid-19 si dhe makinerive të respirimit. Ashtu siç vëndet nacionalizojnë industri kyçe në luftë ashtu duhet vepruar e në këtë luftë ndaj këtij virusi.

Gjithashtu të tëra vëndet mund të ndihmojnë njëra tjetrën duke çuar mjekë në ato vënde që janë goditur më keqazi nga koronavirusi. Ko-operimi botëror është vital. Nëse secila qeveri bën si t’i dojë qejfi kaosi e një krizë më e thellë mund të jenë rezultati.

Fatkeqësisht vendet sot nuk po i bëjnë këto gjëra në për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit. Një paralizë kolektive ka pllakosur komunitetin internacional. Në krizën financiare të 2008-ës dhe në shpërthimin e Ebolës, ShBA-ja mori mbi shpinë barrën për të ndihmuar e vëndet e tjera të prekura nga këto evente. Por duket se ShBA-ja e sotshme e ka harruar rolin e dikurshëm që ka pasur prej lideri, dhe këtë endek të shpirtit udhëheqës po e marrin vënde të tjera.

Madje kjo administratë e Amerikës duke se ka harruar krahaz vëndeve më të pafuqishme ashtu dhe aleatët e saj. Kur ajo mori vendimin e ndalimit të pranimi të pasagjerëve të huaj që vinin nga BE-ja nuk mori mundimin të konsultohej me ta e jo më minimumi të kishte dhënë një njotim të mëparshëm.

Nëse ky hendek i lenë nga ShBA-ja nuk mbushet nga vënde të tjera, jo veçse që do të jetë më e vështirë për t’a ndaluar krizën por dhe marrdhëniet midis vëndeve mund të acarohen akoma më shumë.

Shpresoj që kjo epidemi do i shërbejë njerëzimit për të kuptuar rrezikun akut që i vjen nga përçarja botërore.

Njerëzimi duhet të bëjë një zgjedhje. Vallë do të vazhdojmë në këtë rrugë përçarjeje apo do të adoptojmë një solidaritet botëror ? Nëse ne zgjedhim përçarjen, kjo jo veçse do t’a zgjasë krizën por me shumë mundësi do të rezultojë në një katastrofë më të keqe në të ardhmen. Nëse ne zgjedhim solidaritetin botëror, do të mund të korrim fitore jo veçse kundër koronavirusit por kundër gjithë epidemive dhe krizave të ardhshme që mund të cënojnë njerëzimin në shekullin e 21-të.

*Ky artikull është shkurar nga Yuval Noah Harari për Financial Times, autor i bestsellerave si “Sapiens”, “Homo Deus”, dhe “21 mësime për shekullin e 21-të”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë