Keshilla

Bëjini vetes disa pyetje para se t’i dhuroni fëmijës një smartphone

Një sondazh i kryer nga SellCell, një portal amerikan, sezonin e kaluar të festave zbuloi se katër në dhjetë prindër në Amerikë me fëmijë mes moshave 13 dhe 18(40.7%) planifikuan t’i dhurojnë fëmijës së tyre një smartphone. Ishte zgjedhja më e popullarizuar e dhuratave, e ndjekur nga lloje lojrash (30%), para (22% … ndoshta që fëmijët të mund të blinin celularët e tyre) dhe kompjuterët, laptopët dhe tabletët (17%)
Këtë vit, për shkak të koronavirusit, fëmijët rrinë në internet më shumë se kurrë. Ata kanë nevojë për telefona për shkak të mësimit online dhe për të ruajtur lidhjet me shoqërinë dhe familjen.
Pra, sido të jetë, me kemi nevojë për telefonat tanë, edhe fëmijët.
Kjo, natyrisht, shtron pyetjen: A është fëmija juaj i gatshëm për një pajisje që potencialisht mund t’i japë qasje kujtdo, të gjithëve dhe gjithçkaje… në çdo kohë? Kjo është një përgjegjësi e madhe, veçanërisht për një fëmijë që ende mund të duhet ti kujtosh të veshë një xhaketë kur del jashtë ose të fillojë detyrat e shtëpisë.
Prindërit shpesh duan t’u thuhet mosha “e përsosur” për t’ia bërë këtë dhuratë fëmijës së tyre. Por nuk ka një moshë të tillë. Është më mirë të vlerësoni me kujdes fëmijën tuaj për të përcaktuar kohën. Kjo mund të bëhet duke i bërë vetes disa pyetje:

A di fëmija juaj si të menaxhojë ‘pjesëmarrjen’ e tij në botën dixhitale?
Gjithçka që postojmë në internet qëndron në internet përgjithmonë. Mund të shihet nga çdokush dhe të gjithë dhe edhe nëse vendosni të fshini çdo gjë që keni postuar, mund të ruhet dhe ndahet nga të tjerët. Sot, reputacioni ynë dixhital është shpesh përshtypja e parë që ne i japim botës dhe interneti është mbushur me shembuj të fotografive të fëmijëve që fatkeqësisht postimi i tyre ju ka kushtuar shtrenjtë.

A di fëmija juaj si të krijojë dhe mirëmbajë marrëdhënie të sigurta në internet?
Shumë fëmijë nuk janë të përgatitur për t’u marrë me ngacmimin në internet, siç mund të flasin me njerëz që kanë qëllime dashakeqëse ose nuk dinë çfarë të bëjnë nëse u kërkohet të dërgojnë ose të marrin një foto ose mesazh me përmbajtje seksuale.
Edhe pse përvojat pozitive në internet janë shumë më të zakonshme se ato negative, fëmijët ende duhet të dinë se çfarë të bëjnë kur hasin diçka të frikshme ose të dëmshme. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata janë thjesht shumë të rinj për tu lidhur me këtë botë.

A di fëmija juaj si të mbrojë privatësinë dhe informacionet personale?
Me entuziazmin për t’u regjistruar në aplikacione që i lënë ata të ndajnë gjithçka me miqtë, shumë fëmijë padashur japin shumë informacione personale, veçanërisht kur ata që janë shumë të vegjël përdorin mediat sociale. (Tre të katërtat e fëmijëve mes moshës dhjetë dhe dymbëdhjetë kanë llogari të mediave sociale, pavarësisht se janë nën minimumin e kërkesës së moshës.) A e di fëmija juaj se të gjitha ato aplikacione dhe shërbime argëtuese falas nuk janë vërtet falas? Kostoja është informacioni i tyre personal, një mall i vlefshëm dhe a e di fëmija juaj se çfarë bëjnë ata që mbledhin informacionin e tij/saj?

A i njeh fëmija juaj limitet?
Sipas hulumtimeve të SellCell, gjysma e adoleshentëve thonë se ndihen “të varur” nga pajisjet e tyre. A e keni “pajisur” fëmijën tuaj me strategji dhe arsye për t’u shkëputur nga bota virtuale dhe për t’u futur në jetën reale herë pas here? A do ta kuptojë fëmija juaj se kur ka kaluar shumë kohë në internet. A di ai për mënyrat që teknologjia përdor për të bërë njerëzit që të qëndrojnë sa më shumë në rrjetet sociale? Këto janë pyetje që duhet çdo prind të bëjë në mënyrë që të kuptojë nëse fëmija i njeh limitet e kohës në rrjetet sociale.

A di fëmija juaj të mendojë në mënyrë kritike për informacionin që gjen në internet?
Dezinformimi në internet është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. A e kupton fëmija juaj që dikush mund të postojë ndonjë gjë në internet? Kjo do të thotë që ai duhet të ndalet për të vlerësuar informacionin në internet për saktësinë dhe kuptimin. A e kupton ai se si të raportojë lajme “të rreme” dhe të dallojë kur një lajm është i vërtetë?
Mos dija si t’i bënte këto i lë fëmijët të pambrojtur nga manipulimi i medias dhe vazhdon të shkaktojë probleme të shumta.
Këto janë vetëm fillimi! Edhe pse këto pesë pyetje janë thelbësore, nuk janë çdo gjë. Gjtihsesi, me shumë punë për të bërë, janë një fillim i mirë për të kuptuar se kur fëmija juaj është gati për të përdorur një smartphone.
Qoftë ai smartphone, tablet, kompjuter, apo laptop, i blerë gjatë festave ose në një kohë tjetër, herët a vonë, fëmija juaj do të duhet të përdorë këto pajisje.
Burimi: Psychology Today. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë