Keshilla

Tre vende e kanë ndaluar përdorimin e tyre. Sa të rrezikshme janë të brendshmet me dantella?

Është e njohur se të brendshmet prej pambuku janë zgjidhja më e mirë për shëndetin intim. Megjithatë, shumë njerëz zgjedhin ta shpërfillin këtë këshillë dhe zgjedhin të brendshme që janë prej dantelle ose sateni.

Megjithatë, tre vende, Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani, ka ndaluar përdorimin e të brendshme me dantella që nga 2014. Të treja qeveritë kanë dhënë pretekstin se të brendshmet me dantella janë johigjienike dhe përbëjnë një kërcënim për shëndetin e personit që i përdor. Pas këtyre ndalimeve, protestat shpërthyen pasi gratë kërkonin të drejtën për të zgjedhur të brendshmet e tyre.

Si fillim, pse këshillohen të brendshme pambuku?

“Të brendshmet e pambukut janë shpesh opsioni më i rehatshëm, por ka edhe disa përfitime shëndetësore nga veshja e tyre”, thotë Jennifer Angler, gjinekologe.

Pambuku konsiderohet si "standardi i artë" i të brendshmëve kur bëhet fjalë për shëndetin intim.

"Arsyeja pse kaq shumë mjekë rekomandojnë të brendshme pambuku është se pambuku është një material shumë i butë, absorbues dhe që ‘merr frymë’," thotë Victoria Scott, gjinekologe.

Materialet sintetike si najloni mund të bllokojnë lagështinë dhe nxehtësinë. Kjo krijon "një mjedis ideal që bakteret të rriten dhe të shkaktojnë infeksion," thotë Scott.

Për më tepër, për shkak se pambuku është "një pëlhurë e butë", ka më pak gjasa të shkaktojë acarim.

Rreziku më i madh në të brendshmet jo pambuk është se mund të krijojnë lagështi, gjë që lejojnë bakteret të lulëzojnë dhe të shkaktojnë infeksione të ndryshme.

“Kur bakteret fillojnë të rriten në zonën vaginale, kjo mund të çojë në një çekuilibër të baktereve të shëndetshme dhe të shkaktojë vaginozë bakteriale (BV)”, thotë Erica Montes, gjinekologe.

Scott rekomandon që njerëzit që janë të prirur ndaj infeksioneve ose "shqetësimit vulvar ose vaginal" të lajnë të brendshmet e tyre me detergjent pa aromë dhe të shmangin zbutësit e rrobave. Përshtatja është gjithashtu e rëndësishme. Të brendshmet që janë shumë të ngushta "mund të rrisin rrezikun e infeksionit ose acarimit", tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë