Ka ndodhur

Ndërtime pa leje, arrestohet drejtori i IVMT në Kurbin, pezullohen dhe zyrtarë të tjerë

Gazeta Si - Drejtori i IVMT-sw në Bashkinë e Kurbinit (Inspektoriati Vendor i Mbrotjes së Territorit), Jetmir Muzhika, është arrestuar si i dyshuar për ndërtim pa leje në zonën e Patokut.

Gjithashtu mësohet se është pezulluar dhe Shan Preçi, inspektor. Ndërkohë masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është dhënë për ish-drejtorin e IKMT Lezhë, Flor Gjini, aktualisht drejtor poste.

Sipas prokurorisë, zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën, duke mos vepruar për të ndaluar ndërtimet pa leje dhe shfrytëzimin e inerteve të lumit Mat. Ndërkohë pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar.

Në përditësim...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë