Para

Banka e Shqipërisë hedh në treg monedhën e re 10 lekëshe

Nga data 25 qershor 2019 ne do të përdorim monedhën e re 10 lekëshe.

Banka e Shqipërisë ka vendosur të hedhë në qarkullim monedha metalike shqiptare me vlerë nominale 10 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2018.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 10 Lekë, është miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë konform ligjit në fuqi për BSH-në.

Monedha e re 10 lek♪7she

Banka Qendrore sqaron se monedha e re metalike ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike me vlerë nominale 10 Lekë, emetim i vitit 2013.
Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhën e re do të jetë “2018”, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”.

Monedha e vjetër 10 lekëshe ende në qarkullim dhe që do të vazhdojë të jetë edhe pas hyrjes në treg të monedhës së re

Duke filluar nga data 25 qershor 2019, monedha metalike me vlerë nominale 10 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2018, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë