Nga Gazeta ‘Si’- Gjergj Prendi, i cili mbante postin e prefektit të Qarkut të Lezhës prej më shumë se dy vitesh, ka dhënë dorëheqjen.
Raportohet se ai ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë pranë Këshillit të Ministrave me motivacionin ‘për shkaqe personale’.
Gjergj Prendi e mbante postin e prefektit të Qarkut Lezhë prej muajit prill të vitit 2022, duke zëvendësuar në këtë post Gjok Jakun ku dhe ky i fundit u dorëhoq nga detyra. Ish-ushtaraku Gjergj Prendi përfaqësues i Partisë Socialiste ka qenë edhe më parë Prefekt i Qarkut Lezhë për rreth 2 vite.
Ende nuk dihet pasuesi i Gjergj Prendit në krye të Prefekturës së Lezhës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




