Shqipëria mbyll sot negociatat për Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, ndërsa kryeministri Edi Rama nga Luksemburgu, tha se procesi i integrimit po ecën sipas planit dhe se deri në fund të vitit synohet mbyllja e edhe më shumë kapitujve.
Në mbërritje në Qendrën Europiane të Konventave, Rama u shpreh se mbyllja e një tjetër kapitulli rikonfirmon se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pakthyeshme.
“Brenda këtij viti synojmë të mbyllim edhe më shumë kapituj dhe jam absolutisht i bindur se, për sa na përket neve, do t’i përmbushim të gjitha detyrimet brenda afateve të përcaktuara” tha Rama.
I pyetur për numrin e kapitujve që Shqipëria do të mbyllë deri në fund të këtij viti, Rama nuk dha numra por tha se do të jetë dyfishi.
“Nuk po merrem me numra, por thjesht po them se sot mbyllim edhe një kapitull tjetër, duke e çuar numrin në katër. Dhe janë të paktën dyfishi i këtij numri që presin të mbyllen brenda këtij viti. Të shohim!”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje