Bota

Meloni kundër marrëveshjes së Trump për naftën ruse: Rrezikon t’i japë legjitimitet Moskës

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për naftën ruse, duke paralajmëruar se lehtësimi i kufizimeve mund të rrisë të ardhurat që financojnë luftën në Ukrainë dhe të dobësojë sanksionet perëndimore.

“Përfitimet e kësaj zgjedhjeje janë të dyshimta, ndërsa rreziqet janë të qarta”, deklaroi Meloni, duke theksuar se një vendim i tillë mund t’i japë legjitimitet Moskës, ndërsa sulmet ruse ndaj Ukrainës vijojnë.

Ajo mbrojti gjithashtu mbështetjen perëndimore për Kievin, duke argumentuar se rezistenca ukrainase po pengon përparimin rus. Sipas saj, BE-ja duhet të ketë një përfaqësues të përbashkët me mandat të qartë në negociatat për paqe.

Meloni u ndal edhe te siguria në Lindjen e Mesme, duke kërkuar forcimin e misionit detar evropian Aspides dhe mbështetur një paqe të qëndrueshme mes Izraelit dhe Libanit.

Sa i përket buxhetit të ardhshëm të BE-së, ajo paralajmëroi se Italia nuk do të pranojë një marrëveshje vetëm për të respektuar afatet, por vetëm nëse ajo sjell përfitime konkrete për vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë