Politike

Marrëveshja trilaterale për energjinë / Meloni: Do prodhohet në Shqipëri, një pjesë do eksportohet në Itali përmes një linje nënujore

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ishte pjesë e takimit në Abu Dhabi ku u nënshkrua marrëveshje trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet e Bashkuara Arabe për prodhimin e energjisë së gjelbër.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se energjia do të prodhohet në Shqipëri dhe një pjesë do të eksportohet në Itali përmes një linje nënujore.

Sipas Melonit kjo marrëveshje eshtë një hap konkret drejt një lidhje globale, e aftë për të furnizuar me energji në mënyrë të dykahshme.

“E pranova me kënaqësi të madhe ftesën nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u bashkuar në këtë samit, e shoh si të dobishëm dhe të vlefshëm. Italia është e lidhur në mënyrë tradicionale me Ballkanin Perëndimor, siç e tregon miqësia ime me kryeministrin Edi Rama. Synojmë të ecim në këtë drejtim. Jam e gëzuar, siç e shpalli Edi më parë, për të firmosur parneritetin strategjik, për të nisur projekt ambicioz mes dy brigjeve të Adriatikut. Besojmë fort te ky projekt që përfshin tre vendet tona dhe jam personalisht krenare për këtë nismë, kjo tregon forma të reja bashkëpunimi.

Partnerë, që e shohin fushën e shahut në tërësi dhe jo një pjesë të sajën. Kjo nismë është hap i mirëfilltë për lidhje globale, e aftë për të furnizuar me energji në mënyrë të dykahshme.

E dimë që jetojmë në një epokë komplekse shënuar nga transformime të forta. Kemi një zgjedhje që mund të bëjmë, ose mund të vuajmë nga këto transformimi ose t’i interpelojmë si mundësi. Duhet të zgjedhim të dytën dhe ta ndjekim me kurajo pa asnjë frikë”, tha Meloni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë