Politike

Macron: Procesi i liberalizimit të vizave me Kosovën është pezulluar. Vuçiç dhe Kurti-Osmani të mbajnë fjalën

Presidenti francez Emmanuel Macron ka komentuar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama edhe tensionet në veri të Kosovës, ku në sulmin e 24 shtatorit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Macron tha ndër radhë se procesi i (liberalizimit) të vizave për Kosovën është pezulluar, ndërsa u bëri thirrje palëve që të ulen sërish në dialog.

“Ne i ndjekim me vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim që është i fortë dhe i mirë. Presim të respektohet nga dy palët. Përgjegjësia e Vuçiçit të dënojë prerazi aktet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi. Presim nga Kosova dhe Serbia, riorganizimi i zgjedhjeve në komuna, pjesëmarrja e serbëve, njohjen e asociacionit nga Kosova. Pres që Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë nga Osmani dhe Kurti.

Ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala e dhënë nuk po mbahet, pres që të angazhohen të dyja palët dhe që të ecim përpara në javët e ardhshme është kushti i paqes në të gjithë zonën…”, tha Macron

Edhe Rama i pyetur nëse e kishte takuar kryeministrin Albin Kurti veças gjatë samitit u përgjigj për temën e vizave kur tha se, “i rrëqethet mishi kur mendon që mund të ketë rindalesë në liberalizimin e vizave”.

“Mua më rrënqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në procesin e liberalizimit të vizave, në anën tjetër, nuk duhet të rrimë, ta kërkojmë të presidenti i Francës, duhet ta kërkojmë të vetja, ta bëjmë ne, ta bëjë Kosova paqen, pjesën e vet, t’ia lë Serbinë në dorë BE-së e ShBA-së që të merren me të” – u shpreh ai.

Ndërkohë, Macron nënvizoi gjithashtu se ky ribashkim nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon.

“Unë jam i bindur se epoka që po hapet dhe ju keni rol të rëndësishëm, është ribashkimi i Evropës tonë, që nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon, tensione që ne i njohim mes Beogradit dhe Prishtinës, gjë që duhet të na çojë t`i zgjedhin të gjitha mos marrëveshjet që na shqetësojnë. Por këtu ka një rrugë, ka një vullnet, kemi treguar me udhërrëfyesin franko-gjerman, me të cilin do të vazhdojmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë