Politike

Merz nga Budva mesazh për protestat në rajon: Asnjëra palë të mos përdorë dhunën

Kancelari gjerman Friedrich Merz, nga Budva, u bëri thirrje gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë dhe të vijojnë reformat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ai u ndal edhe te protestat në rajon, duke theksuar se dhuna nuk duhet të jetë kurrë një opsion, nga asnjëra palë.

“Ndryshimi duhet të vijë nga brenda vendeve tuaja dhe kjo është një prej ideve themeluese të Procesit të Berlinit që nga krijimi i tij: të sjellë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në një tryezë, për të arritur reformat dhe përparimin nga brenda, si dhe për të nxitur bashkëpunimin dhe pajtimin rajonal”, tha Merz, duke shtuar se një treg me 8 milionë banorë është shumë më interesant për investitorët sesa gjashtë tregje të ndara.

“Tani jemi në rrugë të mbarë edhe me procesin e integrimit dhe po kujdesemi që ai të jetë sa më i shpejtë të jetë e mundur. Por, sigurisht, ky proces bazohet në meritë. Ne kemi vullnetin, por reformat duhet të vijnë sërish nga ju. Ne kemi parë gjithashtu protestat në rajon, por edhe në vendet tona. Këto protesta na japin një mesazh të qartë: Duhet të vazhdojmë me procesin e zgjerimit dhe duhet të sigurohemi që qytetarët tanë të përfitojnë prej tij. Më lejoni të jem i qartë në lidhje me protestat: Dhuna nuk duhet të jetë kurrë një opsion nga asnjëra palë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë