Politike

Tensione në Parlament, deputetët kalojnë në përplasje fizike

Ka degraduar në përplasje fizike seanca parlamentare që po zhvillohet sot në Kuvend.

Teksa kryeparlamentari po lexonte nenet për votimin, deputeti Fidel Kreka ka sulmuar kolegun socialist Ervin Hoxha duke e shtyrë dhe duke e goditur me bllokun e Kushtetutës.

Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe socialistët e tjerë, duke tentuar të qetësojnë situatë, por debati vijoi i tensionuar. 

Deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren ndërkohë që kryeparlamentari Niko Peleshi po lexonte nenet për miratim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë