Politike

Çfarë tha Macron për vizat në raport me Kosovën?  

Zyra e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ka shpërndarë një deklaratë lidhur me interpretimet kakofone që bënë disa media shqiptare dhe kosovare për qëndrimin e Macron ndaj procesit të vizave me Kosovën.

“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur. Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë” thuhet për ABC News, nga zyra e Macron.

Ndërkaq, agjencia franceze e lajmeve, AFP, lidhur me deklaratën e Macronit në Tiranë për vizat, tha se me këtë “ai e ka kërcënuar Kosovën me zhbërjen e vendimit të vizave”.

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Macron foli për vizat në Tiranë duke e ndërlidhur situatën politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë konferencës për media në Shqipëri, ai tha se ka ndjekur rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkoi që të dyja palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë