Kryeministri Edi Rama përshëndeti 78 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë përmes një postimi të thjeshtë në Facebook.
Ai nuk ishte më pas në ceremoninë zyrtare ku u kryen homazhe në varrezat Dëshmoret e Kombit. Aty vendosën kurora me lule në monumentin “Nenë Shqipëri”, Presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, drejtues institucionesh dhe deputete te qarkut të PS-së Tiranë,
Këtë datë politika e feston të ndarë, pasi e djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën.
Asnjë prej përfaqësuesve të PD-së nuk ishte i pranishëm në homazhe, ndërsa kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vendosi kurora më lule pas ceremonisë zyrtare.
Në Ditën e Çlirimit, nostalgjikë të diktatorit Enver Hoxha zhvilluan homazhet e tyre tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.
Me parulla komuniste, shallin e pionierit në qafë dhe me foton e diktatorit Enver Hoxha, ata vendosen në një cep rruge pankarta komuniste, të mbikëqyrur edhe nga policia.
Simbolet e partisë komuniste u shfaqen edhe në Shkodër nga Gjon Bruci sekretar i partisë Komuniste të Shqipërisë.
Në ceremoninë përkujtimore të 78 vjetorit të Çlirimit ky aktivitet është bojkotuar nga bashkia e Shkodrës që drejtohet nga të djathtët ndërkohë që të pranishëm ishin vetëm përfaqësues të së majtës
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.