Politike

Dita e Çlirimit / Begaj dhe Nikolla homazhe, mungon Rama. Bashkia Shkodër bojkoton, ‘ngjallen’ ithtarët e Enverit (Foto dhe Video)  

Kryeministri Edi Rama përshëndeti 78 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë përmes një postimi të thjeshtë në Facebook.

Ai nuk ishte më pas në ceremoninë zyrtare ku u kryen  homazhe në varrezat Dëshmoret e Kombit. Aty vendosën kurora me lule në monumentin “Nenë Shqipëri”, Presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, drejtues institucionesh dhe deputete te qarkut të PS-së Tiranë,

Këtë datë politika e feston të ndarë, pasi e djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën.

Asnjë prej përfaqësuesve të PD-së nuk ishte i pranishëm në homazhe, ndërsa kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vendosi kurora më lule pas ceremonisë zyrtare.

Në Ditën e Çlirimit, nostalgjikë të diktatorit Enver Hoxha zhvilluan homazhet e tyre tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

Me parulla komuniste, shallin e pionierit në qafë dhe me foton e diktatorit Enver Hoxha, ata vendosen në  një cep rruge pankarta komuniste, të mbikëqyrur edhe nga policia.   

Simbolet e partisë komuniste u shfaqen edhe në Shkodër nga Gjon Bruci sekretar i partisë Komuniste të Shqipërisë.

Në ceremoninë përkujtimore të 78 vjetorit të Çlirimit ky aktivitet është bojkotuar nga bashkia e Shkodrës që drejtohet nga të djathtët ndërkohë që të pranishëm ishin vetëm përfaqësues të së majtës


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë